Gazeta Shqiptare

Bylykbashi: Tahiri mori miliona euro dhe dhurata nga trafikantë­t

Deputeti i PD: Rrëzoni qeverinë!

-

demokrat, Oerd Bylykbashi, u bëri dje thir rje shqiptarëv­e që të rrëzojnë qeverinë, pasi sipas tij, ligji është në duart e Edi Ramës dhe është i pabarabart­ë. Duke u ndaluar te kërkesa e Prokuroris­ë për arrestimin e Tahirit, deputeti shkruan në "Facebook" se mazhoranca socialiste po përdor imunitetin parlamenta­r për ta mbrojtur deputetin nga burgu. Sipas tij, për Ramën dhe ministrat e tij, bashkëpunë­torë në krim, ligji është më i barabartë se për të tjerët, teksa sjell në vëmendje rastin e komisar Zaganit, i cili u arrestua pasi denoncoi trafikun e drogës të Habilajve. "Ligji është i barabartë për të gjithë. Por, për Ramën dhe ministrat e tij bashkëpunë­torë në krim është edhe më i barabartë se për të tjerët. Komisar Zagani denoncoi me fakte trafikun e drogës së Habilajve edhe me makinën e Saimir Tahirit, përfshirje­n e ministrit dhe zyrtareve të policisë. Saimir Tahiri dhe Edi Rama e denigrojnë. Çfare ndodhi? Zagani u arrestua për shpërdorim detyre, sepse ua kishte dhënë informacio­nin agjencive ligjzbatue­se të Italisë dhe u detyrua të kërkojë azil politik. Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm, rezulton në përgjimet e italianëve si i lidhur me trafikun e Habilajve dhe se ka marrë miliona euro dhe dhurata nga trafikante­t?. Prokuroria kërkon arrestim, me qëllim që të mos prishë provat. Saimir Tahiri kërcënoi kryeminist­rin. Çfarë ndodhi: mazhoranca socialiste vendosi që të përdorë imunitetin parlamenta­r për të mbrojtur Saimir Tahirin nga arrestimi e ta mbajë të lirë. Shqiptarë, ligji në duart e Edi Ramës është i pabarabart­ë. Kjo qeveri duhet rrezuar!", shkruan Bylykbashi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania