Gazeta Shqiptare

Vasili, Ramës: Kujdes me joshjet e telefonata­t që u bën personave kyç

Kryetari i grupit te LSI: Të mërkurën në kuvend të zgjedhë krimin apo drejtësinë "Takimi, vrasësi u kthye në vendin e krimit"

-

Kryetari i grupit par lamentar të LSI- së, Petrit Vasili i shpalli dje sfidë të hapur kryeminist­rit Edi Rama për të zgjedhur ditën e mërkurë nëse do të jetë me krimin, apo me drejtësinë. Në një deklaratë për mediat, Vasili i referohet seancës parlamenta­re të së mërkurës, kur Parlamenti do të votojë për heqjen ose jo të imunitetit të Saimir Tahirit, për të cilin kërkohet arrestimi nga prokuroria. Vasili i kërkoi kryeminist­rit Rama që të tregohet i kujdesshëm. Duke iu referuar seancës së të mërkurës ku do të vendoset ' fati' i Saimir Tahirit, Vasili theksoi se ajo është dita e provës së madhe të Ramës. "E vërteta e luftës me krimin dhe kjo betejë morale dhe politike është të mërkurën. Të mërkurën ky kryeminist­ër ka një provë, të vendoset me krimin apo kundër tij", - tha Vasili duke iu drejtuar edhe me një thirrje: "Bëj kujdes edhe me joshjen apo presionin që u bën personave kyç në çështje". "Megjithatë ka një provë, është prova e së mërkurës. Prova është në Kuvend, ose mbështesim prokurorin­ë me të gjithçka kërkon për të gjetur fajtorët dhe do të zbardhur këtë veprimtari të këtij grupi shumë të strukturua­r të rrezikshëm kriminal. Në rast se nuk e bën këtë, nuk ka pse kthehet përsëri si vrasësi në vendin e krimit. Është më mirë të struket diku deri sa ta gjejnë", deklaroi z. Vasili. Sa i përket takimit të djeshëm të kryeminist­rit Edi Rama me drejtuesit e policisë, Petrit Vasili u shpreh se është pikërisht ai që këto 4 vite e mbolli vendin me drogë dhe cenoi sigurinë kombëtare. Kthim të vrasësit në vendin e krimit e ka quajtur kreu i grupit parlamenta­r të LSIsë, Petrit Vasili, takimin e kryeminist­rit në Ministrinë e Brendshme me efektivët e policisë.

"Njeriu që ka zhveshur nga çdo lloj morali policinë është vetë Edi Rama, që në 2013- ën zgjodhi ta drejtonte ai Policinë e Shtetit dhe jo ligji. Në këto 4 vjet Edi Rama e mbolli Shqipërinë me drogë. Në këto 4 vjet Edi Rama i bëri dëmin më të rëndë policisë dhe sigurisë kombëtare. Në brendësi të policisë kishte inkriminim të saj. Kjo nuk është policia që shqiptarët duan. Kjo është kthim i Shqipërisë në një narkoshtet, që drejtohet nga një narkotrafi­kant", u shpreh z. Vasili. Sipas tij: "Vrasësi u kthye në vendin e krimit, pasi i zhveshi nga çdo përgjegjës­i, sepse e drejton ai Policinë e Shtetit dhe jo ligji, pasi e mbolli vendin me drogë, i hapi hapësirat krimit deri në karrigen e qeverisë, zgjodhi të vinte në veprim edhe krimin e 25 qershorit. Pra, i bëri dëmin më të madh policisë, dorëzim para krimeve dhe trafiqeve, "Megjithatë ka një provë, është prova e së mërkurës. Prova është në Kuvend, ose mbështesim prokurorin­ë me të gjithçka kërkon për të gjetur fajtorët dhe do të zbardhur këtë veprimtari të këtij grupi shumë të strukturua­r të rrezikshëm kriminal. Në rast se nuk e bën këtë, nuk ka pse kthehet përsëri si vrasësi në vendin e krimit. Është më mirë të struket diku deri sa ta gjejnë", tha Vasili.

mbështetës pasiv të tyre e të dorëzuar para krimit, pasi kemi të bëjmë me një narkoshtet që drejtohet nga një narkotrafi­kant".

 ??  ?? Kryetari i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili
Kryetari i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania