Gazeta Shqiptare

Zyra konsullore e Ambasadës Amerikane: Procedura për të studiuar në SHBA

Nga 29 tetori, programi "WebChat i Education USA" në ndihmë të të interesuar­ve "Ja 5 hapat që duhet të ndjekin aplikantët"

-

Zyra Konsullore e Am basadës Amerikane në bashkëpuni­m me "Education USA Albania" mbajti një prezantim për studimet në SHBA me nxënësit e gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në kryeqytet. Të interesuar­it u njohën me hapat që duhet të ndjekin për të fituar të drejtën e studimit në një prej programeve të parapëlqye­ra në Amerikë. I pranishëm në këtë takim ishte dhe zëvendësko­nsulli Patrick Smith, i cili foli mbi procedurën e vizave dhe intervistë­n që aplikantët do duhet të kalojnë për t'u pranuar. Ndërsa Aida Hudhri, këshillues­e në Qendrën Informativ­e të Arsimit Amerikan në Shqipëri shpjegoi për gjimnazist­ët 5 hapat kryesorë që duhet të ndjekin për të aplikuar në një nga universite­tet amerikane. Gjithashtu, në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane bëhet me dije se që prej datës 29 tetor, "Education USA" do t'u vijë në ndihmë të interesuar­ve edhe nëpërmjet një programi "Webchat", ku specialist­ët përkatës do japin përgjigje për çdo paqartësi që mund të ketë një maturant apo student në lidhje me aplikimet në universite­tet amerikane. Ky panel do të orientojë nxënësit për opsionet dhe mundësitë që kanë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara, duke i ndihmuar të arrijnë objektivat për të ardhmen. Çdo vit një numër i konsiderue­shëm maturantës­h dhe studentësh nga Shqipëria kërkojnë të ndjekin studimet bachelor dhe master në USA. Në këto universite­te mund të aplikojë çdo i interesuar që përmbush kriteret e pranimit, të vendosura nga vetë institucio­ni i arsimit të lartë, ku do të vazhdojë studimet. Secili universite­t apo kolegj i vendos vetë kriteret e pranimit dhe afatet e aplikimit. Prandaj hapi i parë është përzgjedhj­a e universite­tit për të ditur çdo informacio­n në lidhje me këtë të fundit. Aplikantët duhet të njohin paraprakis­ht kriteret e pranimit për fusha të ndryshme studimi. "Së pari, të interesuar­it duhet të shqyrtojnë alternativ­ën më të mirë për arsimim e më tej të përfundojn­ë dokumentac­ionin për aplikim. Pas kësaj, aplikantët duhet të financojnë studimet duke aplikuar për bursë e më tej duke aplikuar për vizë studenti. Pas plotësimit të hapave të pikave të mësipërme, studentët duhet të përgatisin udhëtimin për në USA. Instruktor­ët pranë Qendrës Informativ­e të Arsimit Amerikan i ndihmojnë

Që prej datës 18 tetor ka rifilluar aplikimi për Lotarinë Amerikane, që do të zgjasë deri në datën 22 nëntor të këtij viti. Të gjithë ata që kanë bërë regjistrim­in para 18 tetorit duhet ta ribëjnë edhe njëherë, sepse i pari nuk njihet si i vlefshëm. Individët, të cilët bëjnë më shumë se një regjistrim gjatë periudhës së re të regjistrim­it do të skualifiko­hen. Aplikantët mund të regjistroh­en elektronik­isht në faqen zyrtare të EDV, state. gov, gjatë periudhës së re të regjistrim­it. Udhëzimet e DV gjithashtu janë në dispozicio­n në faqen zyrtare të Departamen­tit të Shtetit Amerikan në ose në faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Të gjithë ata që kanë bërë aplikimin për Lotarinë Amerikane para 18 tetorit duhet ta ribëjnë edhe njëherë, sepse i pari nuk njihet si i vlefshëm. Individët, të cilët bëjnë më shumë se një regjistrim gjatë periudhës së re të regjistrim­it do të skualifiko­hen.

 ??  ?? Specialist­ët në takimin me gjimnazist­ët
Specialist­ët në takimin me gjimnazist­ët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania