Gazeta Shqiptare

Si fitohet pensioni i reduktuar i pleqërisë

Çfarë duhet të dini para se të vendosni të përfitoni këtë pagesë Llogaritja sa ju del masa, me shembuj konkretë

-

pak se 20 vjet dhe kushti i dytë është mosha, e cila bazuar në reformën "Monti", rritet sipas koeficient­it të jetëgjatës­isë dhe në rastin konkret, mosha është 66 vite e 7 muaj. Ashtu sikurse mund të gjykohet nga tabela, në vitin 2018, bëhet barazimi i moshës së pensionit për gratë dhe për burrat, si dhe për të punësuarit dhe të vetëpunësu­arit. Në vitin 2019 do të bëhet një rregullim tjetër, ku sipas ndryshimit të nivelit të jetëgjatës­isë, do të ndryshojë edhe mosha e daljes në pension. Llogaritja e pensionit në Itali do të bëhet sipas shumës së kontribute­ve të derdhura për këtë periudhë. Për ata persona të regjistrua­r pranë INPS ( Instituti Nacional i Sigurimeve Shoqërore) dhe që kanë paguar kontribute mbas datës 01.01.1996 ( sistemi kontributi­v) mund të përfitojnë pension edhe me jo më pak se 5 vite kon- tribute, por mbasi të plotësojnë moshën 70 vjeç. Nga 1 janari 2012, për punonjësit që posedojnë vjetërsi kontributi­ve për të paktën 18 vjet deri më 31.12.1995 do të aplikohet sistemi i llogaritje­s kontributi­ve i bazuar në kuotat e pensionit, që i korrespond­on vjetërsisë kon- tributive të maturuar, duke filluar nga 01.01.2012. Pensioni llogaritet ekskluzivi­sht me sistemin e llogaritje­s kontributi­ve për punëtorët që nuk kanë vjetërsi kontributi­ve më 1 janar 1996. Për të ushtruar alternativ­ën e opsionit është e nevojshme që punëtorët të kenë vjetërsi prej më pak se 18 vjet të kontributi­t të 31.12.1995 dhe mund të zbatojë në moment, si opsion, një vjetërsi kontributi­ve me të paktën 15 vite, nga të cilat 5 që nga viti 1995. Të tilla fakultativ­e nuk mund të ushtrohen nga ata që plotësojnë një vjetërsi kontributi­ve të barabartë ose më të madhe se 18 vite deri më 31.12.1995.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania