Gazeta Shqiptare

Seks me minorene dhe drogë në qendrën e emigrantëv­e, kapen pesë shqiptarë

-

ITALI- Bënin festa droge e seks me minorene dhe vendi i zgjedhur për këto festa të çmendura ishte një rezidencë. Por, jo një dosido, Felicioni, një strukturë në Roseto të Abruzzos ( Teramo), përballë detit, me pishinë, e cila pret prej vitesh 124 emigrantë. Të gjithë azilkërkue­s. Në pranga kanë përfunduar pesë shqiptarë në përfundim të një hetimi të gjatë të nisur që në muajin prill me arrestimin e njërit prej tyre, të cilit iu gjetën 40 gramë kokainë. Mediat italiane kanë zbuluar të tjera detaje për bandën me shqiptarë të kapur 5 ditë më parë. Karabinier­ët kanë kuptuar se mund të bëhej fjalë për një rreth të gjerë trafiku, të cilin e kanë zbuluar me hetime në terren, përgjime telefonike, ambientale dhe filmimet. Një bandë e vërtetë, në të cilën bënin pjesë Alban Guga, 23 vjeç dhe Bruno Xhaysa, 28 vjeç, të dy rezidentë në Roseto. Gëzim Papa, 29 vjeç; Viktor Gjeci, 23 vjeç dhe Bledar Laçi, 29 vjeç, rezidentë në Rutigliano ( Bari), të gjithë të gjykuar disa herë. Të pesë shqiptarët kishin organizuar një xhiro të shpërndarj­es së kokainës dhe marijuanës mes Rosetos dhe rrethinave dhe shpesh takimet me blerësit ( dhjetëra e dhjetëra të rinj edhe minorenë, të gjithë të fotografua­r dhe të filmuar nga karabinier­ët) bëheshin pikërisht brenda rezidencës "Felicioni", ku personat nën hetim prenotonin dhoma dhe organizoni­n festa të vërteta me baze droge e seksi. Në disa raste vajzat që merrnin pjesë në takime, duke mos pasur para e paguanin kokainën dhe marijuanën me favore seksuale. Akuzat për 5 shqiptarët janë për shpërndarj­e droge të rrethana të rënduara për shkak të moshës minorene të klientëve ( për dy shqiptarët rezidentë në Roseto) dhe shpërndarj­e e zhvatje e rëndë ( për shqiptarët rezidentë në Pulia). Viktimat e zhvatjes ishin dy shqiptarët rezidentë në Roseto, të cilët nga tre shqiptarët e Pulias kishin marrë 200 gramë kokainë ( me vlerë rreth 10 mijë euro), por pa ua paguar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania