Gazeta Shqiptare

"TRAJTIM FALAS NË SPITALET PUBLIKE E JOPUBLIKE"

-

Gripi stinor është një infek sion akut viral shumë ngjitës. Rruga e transmetim­it është ajo orofaringe­ale. Gripi stinor transmetoh­et direkt nga një person i sëmurë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose indirekt nga dhënia e dorës një personi të infektuar apo prekja e objekteve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas ata prekin sytë, gojën apo hundën. Viruset përhapen në ajër dhe nëpërmjet grimcave të ajrit kalojnë në grykë e hundë, shtohen dhe mbas 1- 4 ditë japin shenjat e gripit stinor. Mënyra më e mirë për të parandalua­r gripin sezonal është të vaksinohen­i çdo vit. Por, zakonet e mira shëndetëso­re shpesh mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së mikrobeve dhe parandalim­in e sëmundjes të gripit. Gjithashtu, ka edhe medikament­e antivirale, që mund të përdoren për të trajtuar dhe parandalua­r gripin. Ja disa këshilla për ta parandalua­r këtë sëmundje:

Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë

Shmangni kontaktet e ngushta me njerëz të sëmurë. Kur jeni të sëmurë, mbani distancën tuaj nga të tjerët për t'i mbrojtur ata nga gripi.

Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë

Nëse është e mundur, qëndroni në shtëpi nga puna, shkolla dhe detyrat kur jeni i sëmurë. Kjo do të ndihmojë në parandalim­in e përhapjes së sëmundjes suaj te të tjerët.

Mbuloni gojën dhe hundën

Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini. Mund të ndikojë që ata që janë përreth jush të mos sëmuren.

Pastroni duart

Larja e duarve shpesh do t'ju ndihmojë të mbroheni nga mikrobet. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponuesh­ëm, fërkojini duart me alkool.

Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës

Gripi shpesh përhapet kur një person prek diçka që është e ndotur me mikrobe dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën.

Praktikoni zakone të tjera të mira shëndetëso­re

Pastroni dhe dezinfekto­ni sipërfaqet e prekura shpesh në shtëpi, në punë ose në shkollë, sidomos kur dikush është i sëmurë. Flini gjumë mjaftueshë­m, jini fizikisht aktivë, menaxhoni stresin, pini shumë lëngje dhe hani ushqim të mirë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania