Gazeta Shqiptare

Partizani nuk ndalet më, Flamurtari gdhin i treti

Vendos goli i Milan Basrak. Në Vlorë kuqezinjtë festojnë me ' kokën' e Bicajt, që thyen Kamzën Të kuqtë dalin duarplot nga "Loro Boriçi"

-

Partizani fiton të tretën radhazi dhe duket se ka shkelmuar njëherë e mirë krizën e fillim sezonit. Ndonëse fitorja nuk erdhi me një lojë të bukur, e rëndësishm­e për kryeqyteta­sit ishte marrja e tri pikëve, shumë të nevojshme për të besuarit e Julianos, të cilët tanimë vihen në ndjekje të Kukësit dhe Skënderbeu­t.

Dhe nis gjithçka mirë në "Loro Boriçi" për miqtë, kur Milan Basrak, serbi që luante të parën si titullar me fanellën e kuqe, godet me kokë dhe çon topin në rrjetën e Selimajt që në minutën e katërt. Vllaznia përpiqet të reagojë në minutën e 15- të, por Orelesi nuk arrin të devijojë harkimin e Gilman Likës. Në të 24'- ën kemi një goditje dënimi në krahun e majtë të mesfushës për Vllazninë, kroson Lika, por grushton Alban Hoxha duke larguar rrezikun. Pjesa e parë mbyllet me Partizanin në sulm, ku Lorenc Trashi kroson bukur drejt zonës për Adrojan, por hungarezi nuk arrin të devijojë drejt portës. Pjesa e dytë nis me Partizanin në mbrojtje të rezultatit dhe me Vllazninë, që e ka të vështirë të gjejë hapësira. Gilman Lika provon dy herë radhazi kuadratin e Hoxhës, por e para është qendrore, ndërsa të dytën gardiani i kuq do ta ndalë në dy kohë. Në minutën e 65- të tifozët e Partizanit braktisin stadiumin pas një ndërhyrjej­e të pakuptimtë të policisë në një takim që po shkonte mirë në ço aspekt, ndërsa u vu re dhe prezenca e shtuar e skafandrav­e të FNSH- së në sektorin e kuq. Në minutën e 71- të është Trashi, që provon ta vendosë në vështirësi Selimajn me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por është i vëmendshëm gardiani shkodran. Të kuqtë shkojnë drejt një suksesi të merituar, të cilin nuk e trondit as gjuajtja e Bardullës në minutën e 92të, ndërsa kryeqyteta­sit rikthehen në shtëpi me 3 pikë në xhep. Gjoka nga ana tjetër duhet të gjejë patjetër ilaçin për ta rikthyer Vllazninë në shinat e duhura.

101 minuta për të marrë tri pikë! Flamurtari thyen Kamzën, me të cilën bashkëjeto­nte në vendin e tretë dhe lë pas pikërisht skuadrën e Ramadan Ndreut dhe Partizanin. Heroi i ndeshjes është Ditmar Bicaj, që me golin e sotëm u vë kapak situatave që ka pasur kundër në këtë fillim- kampionati. Ka shumë arëyse për të qenë i kënaqur Shpëtim Duro, që vjen në Tiranë i qetë javën e ardhshme, ku e pret Partizani i tij. Momenti i parë i rrezikshëm në këtë takim do të vijë në minutën e 20- të. Danilo Alvesh ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi grushtohet nga Halilaj. 9 minuta më pas Fukui do të shënojë për miqtë, por kryesori Sadiku ndal lojën për një faull ndaj Nurkoviçit. Në minutën e 44- të është sërish braziliani Alvesh që provon nga jashtë zonës, por topi del sipër traut. Edhe pjesa e dytë nis me Alveshin në kërkim të golit, por në minutën e 49të Halilaj tregohet i vëmendshëm dhe grushton në këndore. Në minutën e 65- të tenton Neziraj për miqtë, por nuk ka koordinata­t e duhura, ndërsa nga minuta e 67 deri në të 72- ën kemi ' black- out' në stadium, me ndeshjen që rifillon vetëm pas rikthimit të energjisë. Në të 77'- ën provon sërish Neziraj, edhe njëherë jashtë. Kur ndeshja po i drejtohej barazimit në zhvillimet e një këndoreje, Ditmar Bicaj kërcen më shumë se të gjithë dhe me kokë shënon golin e fitores për vendësit, gol që nuk u cenua as nga shtesa tejet e gjatë e Sadikut, me vlonjatët që rikthehen te fitorja pas tri barazimeve radhazi dhe me kamzalinjt­ë, që humbasin pas dy fitoreve radhazi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania