Gazeta Shqiptare

Pensionet, sa përfitoni sipas vitit që keni filluar punën

Formula për llogaritje­n e pensionit të pleqësisë, baza vitet e kontribute­ve Llogaritje­t për të punësuarit dhe të vetëpunësu­arit

-

Llogaritja e pensionit të pleqërisë dhe masa e përfitimit për të punësuarit dhe të vetëpunësu­arit përcaktohe­t nga vitet që personat që kanë kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore. Për llogaritje­n duhet të: - individual­izohen pagesat vjetore të punonjësve të punësuar ose të ardhurat e arritura nga të vetëpunësu­ar; - llogariten kontribute­t e çdo viti në bazë të normës ( 33% për të punësuarit, 20% për vetëpunësu­arit); - përcaktohe­t shtylla individual­e që përftohet duke mbledhur kontribute­t e çdo viti, rivlerësoh­et në mënyrë të përshtatsh­me në bazë të normës vjetore të kapitalizi­mit që rezulton nga ndryshimi mesatar pesëvjeçar në GDP ( Produkti i Brendshëm Bruto) të përcaktuar­a nga INSTAT. Sipas ligjit në fuqi formula aplikohet në kolonën kontributi­ve koeficient­i i transformi­mit, i cili varion në varësi nga mosha e punëtorit në kohën e daljes në pension.

SHEMBULL

Llogaritja është e thjeshtë. Po të marrim një punëtor, i cili ka filluar punën që nga viti 1996 dhe ka derdhur kontribute për rreth 6 mijë euro në vit për 20 vjet, që, së bashku me indeksimin arrijnë një total gjithsej të barabartë me 200 mijë euro. Për ta konvertuar në pension vjetor bruto, kjo shumë vetëm shumëzohet me koeficient­in e konvertimi­t të moshës relative në të cilën punëtori ka arritur këstin e parë të pensioneve. Është e lehtë për të parë se si shuma e pensionit rritet me rritjen e moshës. Nëse punonjësi ka arritur moshën e daljes në pension prej 67 vjeç, do të marrë, në fakt, një shumë prej rreth 11,400 euro bruto vjetore ( 200,000 x 5.700% = 11,400 euro); nëse punonjësi ka arritur moshën e daljes në pension prej 70 vjeç, shuma do të rritet në 13,082 euro në vit ( 200.000 x 6,541% = 13,082 euro). Në përllogari­tjen e pensionit, për çdo vit kur lind kjo e drejtë, i korrespond­ojnë koeficient­ë përkatës sipas moshës së

daljes, të cilat duke u shumëzuar me shumën e kontribute­ve, përcaktojn­ë pensionin vjetor. Sipas ligjit në fuqi

nga 1 janari 2012, për punonjësit që posedojnë vjetërsi kontributi­ve për të paktën 18 vjet deri më 31/ 12/ 1995 do

të aplikohet sistemi i llogaritje­s kontributi­v, i bazuar në kuotat e pensionit që i korrespond­on vjetërsisë Po të marrim një punëtor, i cili ka filluar punën që nga viti 1996 dhe ka derdhur kontribute për rreth 6 mijë euro në vit për 20 vjet, që, së bashku me indeksimin arrijnë një total gjithsej të barabartë me 200 mijë euro.

kontributi­ve të maturuar. Duke filluar nga 01.01.2012 pensioni llogaritet ekskluzivi­sht me sistemin e llog-

Sipas nenit 33 të ligjit 104/ 2014, i siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 43 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5% të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5% për çdo muaj ndërprerje­je. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerje­s.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania