Gazeta Shqiptare

Kavajë, vrau taksistin, burg përjetë për Musa Saraçin

Goditi Idriz Kariqin 8 herë me thikë në shpinë, duke e lënë të vdekur në vend Prokuroria: La lekët në lojëra fati, i shiti makinën për 27 mijë lekë

-

Gjykata e Kavajës dënoi dje me burgim të përjetshëm të pandehurin Musa Saraçi, i akuzuar për grabitjen dhe ekzekutimi­n me thikë të viktimës Idriz Kariqi, rreth një vit më parë. Ngjarja ka ndodhur me 14.12.2016 në qytetin e Kavajës, ku i pandehuri Saraçi mori peng dhe më pas goditi disa herë me thikë taksistin Kariqi, ndërsa makinën e tij e shiti në një varrezë makinash për 27 mijë lekë të rinj. Sipas dosjes së prokuroris­ë së Kavajës, nga hetimet ka rezultuar se Saraçi, paraditen e datës 14.12.2016 ka marrë si shërbim taksi mjetin e drejtuar nga viktima Kariqi, në vendin pranë spitalit të Kavajës. I pandehuri, një natë para krimit kishte qenë duke luajtur në lojëra fati dhe kishte shpenzuar paratë që i kishte marrë pa dijeninë e familjes së tij. Që në momentin që ka hipur në taksi, ai ka pasur qëllim për të marrë paratë e taksistit. Pranë fshatit Greth, ai i ka kërkuar taksistit të ndalojë makinën dhe, nën kërcënimin e një thike i ka kërkuar atij që t'i japë paratë që kishte me vete. Taksisti Kariqi ka nxjerrë paratë që kishte me vete, rreth 1900 lekë të reja, por këto kanë qenë të pamjaftues­hme për autorin, i cili e ka goditur disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, autori ka marrë makinën e viktimës dhe ka ecur disa minuta, derisa makina është rrëzuar në një kanal dhe është dëmtuar.

ARRESTIMI

Autori i dyshuar ka rrëfyer në polici se pasi kanë arritur në fund të rrugës së shtruar, e ka goditur tetë herë me thikë në pjesën e përparme dhe shpinës, duke e lënë të vdekur në vend taksistin Kariqi. Pasi kanë parë kamerat, blutë kanë identifiku­ar Musa Saraçin, i cili shfaqet brenda në taksi me viktimën. Më tej, prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe arsyen e krimit. "Duke qenë se mjeti nuk mund të lëvizte, i pandehuri ka telefonuar një të njohurin e tij që posedon një servis makinash, të cilit i ka thënë se kishte një makinë të prishur dhe donte ta shiste për skrap. I pandehuri Saraçi ka shkuar në këmbë deri te servisi i të njohurit të tij dhe kanë bërë "pazar" që makinën ta shiste për 27 mijë lekë të reja. Pasi ka marrë paratë, autori është larguar dhe është arrestuar pas dy ditësh, në vijim të veprimeve procedural­e hetimore",- sqaron prokuroria. Pas arrestimit, Musa Saraçi, me banim në Gose të Kavajës ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar të gjithë ngjarjen dhe vendin ku e kishte hedhur trupin e viktimës. Ndërkohë gjatë shqyrtimit gjyqësor, avokati mbrojtës i Saraçit pretendoi se ai kishte probleme të çrregullim­it mendor. Një pretendim, i cili u rrëzua nga akti i ekspertimi­t, pasi i pandehuri jo vetëm se nuk ishte me probleme mendore, por këtë krim e kishte planifikua­r në detaje duke ndjekur për disa ditë lëvizjet e taksistit Idriz Kariqi. Pas afro 8 muaj proces hetimi dhe gjykimi, Prokuroria e Kavajës kërkoi dënimin e të pandehurit Musa Saracci me burgim të përjetshëm, kërkesë e cila u pranua nga ana e gjykatës. Pranë fshatit Greth, Musa Saraci i ka kërkuar taksistit të ndalojë makinën dhe, nën kërcënimin e një thike i ka kërkuar atij që t'i japë paratë që kishte me vete. Taksisti Kariqi ka nxjerrë paratë që kishte me vete, rreth 1900 lekë të rinj, por këto kanë qenë të pamjaftues­hme për autorin, i cili e ka goditur disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

 ??  ??
 ??  ?? I pandehuri, Musa Saraçi
I pandehuri, Musa Saraçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania