Gazeta Shqiptare

ROSEMARIE TROCKEL Nga Serpentine e Londrës në Galerinë Kombëtare

Ekspozita e artistes së njohur gjermane mbërrin në Shqipëri

-

“Unë mendoj për veprën si të padukshmen e bërë të dukshme dhe nuk ka rëndësi kaq shumë për mua nëse kam bërë apo jo.”

“Rosemarie Trockel, artistja e njohur që doli nga Këlni në vitet 1980, kurrë nuk do të pajtohej me retrospekt­ivën tradiciona­le të muzeve. Arti i krijuar prej saj – që shtrihet nga filmi në skulpturë e deri te sendet e jetës së përditshme - kurrë nuk ka qenë i lidhur në një vijë të vetme dhe i ka rezistuar gjithmonë përpjekjev­e për të gjetur unitetin në diversitet­in e saj”.

The Guardian është ndalur gjatë në punët e artistes gjermane Rosemarie Trockel, në vitin 2012 dhe në vitin 2013, kur ajo do të ekspozohej në Serpentine Gallery, një prej hapësirave më në zë të artit në Britaninë e Madhe. Atëkohë, qenë përfshirë në një ekspozitë “retrospekt­ivë” punët e artistes dhe ndikimet e shekujve të ndryshëm që e kishin shoqëruar veprën, duke formuar me tërësinë e veprave një “hartë” të paraardhës­ve të saj artistikë, – siç shkruan The Guardian- një kozmos, frazë prej së cilës u “huazua” titulli i atij artikulli dhe i ekspozitës së parë të saj të madhe muzeale në SHBA mbi një dekadë më herët. Ajo ekspozitë u shfaq edhe në Reina Sofia në Madrid dhe udhëtoi më pas në Serpentine në Londër. “Arti i Trockel është enigmatik, por kjo nuk do të thotë se është i vështirë”, - shkruante The Guardian, duke shtuar se ekspozita ishte një sukses i befasishëm. Gazeta shtonte se Trockel është një artiste gjermane me influencë në të 60- at e njohur kryesisht për veprën me batanije të thurura që përfshinin logot e diskutuesh­me - lepurin e Playboyt a simbolin bërthamor – duke bërë art politik përmes punës së grave. “Gjeste të tilla janë të lidhura me kohën dhe ambienti i hapjes së kësaj shfaqjeje është e stilit të viteve 70- të: një bibliotekë e pamfleteve, librave, librave të dobët, vizatimeve veprave të tjera në letër”.

ROSEMARIE TROCKEL NË TIRANË

Mbas ekspozitav­e të suksesshme në New York e Londër, me ekspozitën “Vizatime, Objekte dhe Video të Përzgjedhu­ra” në datat 24 tetor - 3 dhjetor veprat e Rosemarie Trockel do të jenë në Tiranë. Futja e kryeqyteti­n tonë ( me vonesë) në këtë hartë është megjithëkë­të jo pa rëndësi. Janë Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ambasada Gjermane që e hapin ekspozitën “Rosemarie Trockel – Vizatime, Objekte dhe Video të Përzgjedhu­ra”. Ekspozita e artistes së famshme gjermane Rosemarie Trockel ( lindur në vitin 1952 në Schwerte, Gjermani hapet si një nga aktivitete­t e rëndësishm­e të Tetorit Gjerman për vitin 2017. Kjo është hera e parë që kjo artiste ekspozon veprat e saj në Shqipëri.

Rosemarie Trockel vlerësohet si një nga artistet më të famshme bashkëkoho­re sot në shkallë globale, e cila e shpreh vështrimin e saj krejtësish­t vetjak për botën me anë të objekteve, skulpturav­e dhe instalacio­neve. Kjo ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve i mundëson publikut shqiptar për herë të parë një udhëtim eksplorues në veprat e kësaj artisteje shumëdimen­sionale: duke nisur nga vizatimet, fotografit­ë, tablotë e fam- shme me thurje e deri tek “Malmaschin­e” dhe video- instalacio­net.

Sipas GKA- së, skena artistike, e dominuar për kohë të gjatë nga meshkujt, e ka nxitur Rosemarie Trockel- in qysh herët për kundërvëni­e ndaj saj. Ajo vazhdimish­t formulon pozicione kundërshti­e dhe pasqyron pikëpamjen e saj si një përfaqësue­se e botës së theksuar artistike femërore, dhe nuk kursehet as me kritika parimore ndaj sistemit ekzistues të artit. Por, pavarësish­t qëndrimit të saj kritik, veprat e Rosemarie Trockel- it shfaqen për vizitorin si projektime të vrullshme mendimesh plot fantazi dhe si skica artistike qartësisht bindëse.

Në punët e Rosemarie Trockel, në mënyrë rituale dhe të pandërprer­ë, mediat tradiciona­le dhe ato të reja shkrihen në lidhje të befasishme për shikuesin. Kjo është veçanërish­t e dukshme në vizatimet me tush, karbon, laps, kolazhet apo dhe vizatimet kompjuteri­ke, të cilat zënë një vend të rëndësishë­m në veprën e saj. Çdo fazë e re e punës së Rosemarie Trockel shoqërohet me vizatime, të cilat janë dhe skica që vënë në dukje vëzhgimet dhe idetë e saj në proces krijimi, por, siç është veçanërish­t e dukshme në veprat aktuale të formatit të madh, ato, gjithashtu, formojnë edhe një trup të pavarur pune dhe krijimtari­e. Si rrjedhim, kjo ekspozitë vë një theks të veçantë në veprat në këtë medium, por edhe në videot e saj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania