Gazeta Shqiptare

Kryeprokur­ori Llalla: prokurorët janë të pavarur, as unë nuk mund të ndërhyj

“Trafiku i drogës me mbështetje­n e atyre që duhet ta luftojnë”

-

Prokurori

i përgjiths hëm, Adritaik Llalla, tha dje se prokurorët janë zot të çështjes dhe askush nuk mund t'i ndërhyjnë. Në përfundim të takimit të zhvilluar nga ambasada franceze me temë "Lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike", kreu i akuzës tha se askush nuk mund të ndërhyjë në punën e prokurorit, pasi është vetë prokurori i çështjes, që vlerëson ecurinë e hetimit. "Prokuroria do të ndjekë hapat procedural­e, në detyrën e prokurorit të përgjithsh­ëm është detyrimin moral dhe institucio­nal që të mbështesë veprimet e të gjithë prokurorëv­e", u shpreh kryeprokur­ori. Sipas tij, "prokurorët janë të pavarur dhe tashmë pas ndryshimev­e në reformën në drejtësi, prokurori është vetë zoti i çështjes, pra në këtë kuptim askush nuk ndërhyn në punën e prokurorit, përfshi edhe mua. Çdo hetim vlerësohet vetë prej prokurorit të çështjes për mënyrën si do organizojn­ë

ULSI MANJA

"Deklarata politike si ajo e djeshmja në mënyrë kategorike jo, e jo më të sulmojnë Kryeminist­rin që mban një fjalim politik në një forum të partisë së tij", tha Manja.

dhe drejtojnë hetimet". "Është shumë e rëndësishm­e që prokurori në çdo rast të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pafrikësua­r edhe në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish- zyr- tarë të lartë. Në fund të fundit, ky është standardi ndërkombët­ar që Shqipëria synon t'i përafrohet dhe ne besojmë se të gjithë bashkë do të punojmë që këto standarde të arrihen në një kohë sa më të shpejtë", tha në fjalën e tij, Llalla. Sipas tij, "hetimet e Antimafies italiane së fundmi kanë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë, tonelata lëndë narkotike kanabis dhe në shumë raste kjo është realizuar me mbështetje­n e individëve që kanë për detyrë goditjen e këtij krimi të rëndë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania