Gazeta Shqiptare

Tahiri: S’ jam në hetim në Itali, kam dokumentin

Avokatët e deputetit, letër Krimeve të Rënda: Na vini në dispozicio­n materialet e çështjes "Nëse ka deputetë të PS që mendojnë që duhet të arrestohem, të votojnë"

- Darina Tanushi

Deputeti Saimir Tahiri bëri dje publike letrën e Prokuroris­ë së Katanias që vërteton se në shtetin italian nuk ka asnjë hetim lidhur me emrin e tij. Duke e publikuar në një konferencë për mediat, Tahiri ngriti shqetësimi­n se Prokuroria shqiptare donte ta arrestonte me 48 orë letra gazetash. "Për çmimin e së vërtetës, jam i gatshëm të paguaj gjithçka jam e kam. As dua të ma falë kush të drejtën time, as dua të jem peng i akujt për të vërtetën që dua ta gjej vetë, pa ndihmë e pa mbështetje politike të cilitdo lloji. Unë tashmë jam një qytetar pa asnjë pushtet. E si i tillë, brenda 48 orëve sigurova këtë përgjigje nga Prokuroria e Katania. Prokuroria e Katania, që ka hetuar 4 vjet një grup kriminal, e thotë shumë qartë që nuk ka asnjë lidhje me mua. E kur është kështu, si ka mundësi që prokuroria jonë, brenda 48 orëve, me letra që i morën në redaksi gazetash, kërkuan arrestimin tim", u shpreh Tahiri. "A nuk iu thanë prokurorët shqiptarë publikut se prisnin letra nga Italia? Kaq të vështirë e kish- "në kanalet e ndryshkura të drejtësisë, që sot mbeten në këmbë vetëm nga kanalet e pista të politikës". "Mua nuk më intereson kush arrestohet për drogë, kush arrestohet për trafik, kam luftuar vetë e do luftoj deri në fund që kjo luftë të vazhdojë. Por ju siguroj se cilado bandë kriminelës­h qoftë, jo më kjo për të cilën flasim, ngjan tërësisht amatore krahasuar me bandën që ka orkestruar këtë histori, duke hedhur nga zyra partie e redaksi lajmesh bomba për publikun, fijet e së cilës sigurisht lëvizin edhe leva të tëra institucio­nesh, që sot nuk janë betuar para ligjit, por para pushtetit politik", tha ai. I pyetur për pezullimin nga PS, Tahiri u shpreh se nuk ishte surprizë. "Jam i gatshëm që të hetohem, nuk i kërkoj asnjë nder ndokujt. Nëse ka deputetë që mendojnë që duhet të arrestohem, përfshirë edhe të PS, i ftoj të votojnë që të arrestohem. Mua me PS më ka bashkuar vetëm e vërteta për ta bërë këtë vend më të mirë. Unë dua të përballem me të gjithë me kokën lart, në rrugë dhe në politikë. Nëse mendojnë se kjo nuk ka lidhje me të vërtetën le të votojnë, unë do të shkojë në burg", deklaroi ai.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e letrës së Prokuroris­ë Italiane Deputeti Saimir Tahiri
Faksimile e letrës së Prokuroris­ë Italiane Deputeti Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania