Gazeta Shqiptare

' Tetori gjerman', Meta: Kultura krijon lidhje të forta mes kombeve

Presidenti merr pjesë në ekspozitën e autores gjermane, Rosemarie Trockel "Bashkëpuni­mi mes dy vendeve është forcuar në 30 vite"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë dje në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së arteve figurative të autores gjermane, Rosemarie Trockel, e cila u zhvillua në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Në fjalën e tij, gjatë këtij aktiviteti që mbahet në kuadër të ' Tetorit gjerman', javëve të kulturës gjermane në Shqipëri, Presidenti Meta tha se ' Tetori gjerman' është kthyer në një traditë të mrekullues­hme për shqiptarët dhe se kultura krijon lidhjet më të forta dhe më afatgjata midis vendeve e kombeve. Gjithashtu, presidenti theksoi se miqësia dhe bashkëpuni­mi mes dy vendeve është forcuar e zgjeruar në përmasa të paimagjinu­eshme në 30 vitet e fundit dhe se në këto tri dekada, një rol të rëndësishë­m për afrimin e njerëzve ka luajtur në mënyrë të veçantë kultura dhe arti. "Natyrisht që kjo është një ngjarje tepër e rëndësishm­e, pasi kultura krijon lidhjet më të forta dhe më afatgjata midis vendeve dhe midis kombeve", tha Meta. "30- vjet më parë, Shqipëria po mundohej të hidhte hapat e para të daljes nga izolimi i gjatë dhe shkatërrue­s për ekonominë. Ndërsa, Republika Federale e Gjermanisë po bëhej gati të merrte përgjegjës­itë, jo vetëm të bashkimit të Gjermanisë, por edhe të gjithë kontinenti­t evropian", u shpreh presidenti. "Me një dinamikë shumë të larmishme e të admirueshm­e, miqësia dhe bashkëpuni­mi mes dy vendeve është forcuar dhe zgjeruar në përmasa të paimagjinu­eshme këtu e 30 vite më parë. Padyshim që në këto tri dekada, një rol të rëndësishë­m për afrimin e njerëzve ka luajtur në mënyrë të veçantë kultura dhe arti. Kontaktet e drejtpërdr­ejta mes qytetarëve dhe artistëve të të dyja vendeve janë rritur vit pas viti dhe gjermanët nuk e njohin më Shqipërinë dhe shqiptarët vetëm nga rrëfenjat dhe aventurat "fiction" të Karl May- it, i cili në fund të shekullit të 19 shkruante për vendin e shqiptarëv­e, pa e vizituar kurrë atë", deklaroi kreu i shtetit. "Edhe sot - vijoi presidenti - pas 30 vjet shkëmbimes­h dhe bashkëpuni­mi të shkëlqyer në të gjitha fushat, ende shumë gjer- manë kur dëgjojnë për Shqipërinë, vënë buzën në gaz dhe kujtojnë vitet e hershme kur mësonin për shqiptarët përmes novelës së May- it. Shkëmbimet kulturore janë rritur, kontaktet e drejtpërdr­ejta, e jo vetëm të albanologë­ve apo studiuesve të specializu­ar nga të dyja vendet janë intensifik­uar. Sot, me qindra të rinj shqiptarë mësojnë me dashuri e përkushtim gjuhën dhe kulturën gjermane, por po ashtu shumë të rinj gjermanë interesohe­n më shumë për atë që ofron Shqipëria, si në aspektin gjeografik e turistik, ashtu edhe në atë historik e kulturor. Numri i të rinjve gjermanë që vizitojnë vendin tonë është rritur ndjeshëm dhe po kështu, edhe artistë të zhanreve të ndryshme po performojn­ë gjithnjë e më shumë në skenat dhe ekspozitat shqiptare", vijoi Meta. "Jam i sigurt se pas hyrjes në fuqi të marrëveshj­es së re kulturore mes dy vendeve, edhe në bashkëpuni­m me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, por edhe aktorëve të tjerë të fushës, bashkëpuni­mi kulturor mes dy vendeve do të pasurohet akoma më shumë", tha Meta.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së Rosemarie Trockel
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së Rosemarie Trockel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania