Gazeta Shqiptare

"Si u largua me dhunë nga postblloku i policisë "Audi A8" i Habilajve"

Ish- agjenti i antidrogës, Antonio Nazeraj: Na kërcënuan Nazeraj: Na kërkuan ta hiqnin targën e mjetit nga raporti

- Basir Çollaku

Z. Nazeraj, ju jeni një nga agjentët e antidrogës së Drej torisë Fier prej shumë vitesh, por u arrestuat, dënuat, liruat, e më pas larguat nga vendi, çfarë ka ndodhur?

Unë kam punuar në Drejtorinë e Policisë Fier, për rreth tetë vjet, dhe pikërisht te zyra e antidrogës. Për tetë vjet kam qenë oficer i kësaj zyre, nga viti 2006 deri në korrik të vitit 2014, deri me 17 korrik kur dhe jam arrestuar.

Ç'ndodhi me ju, si nisi ngjarja që përfundoi më arrest?

Ne kemi pasur në muajt e parë të vitit 2014, një plan masash për kontrolle dhe postblloqe, kryesisht në autostradë­n Levan- Tepelenë, duke kryer çdo ditë shërbime, por ne oficerëve na binte që një herë në dy- tre ditë të ishim në postblloqe.

Ishte një plan i miratuar nga eprorët tuaj?

Po, patjetër, ishte plan i miratuar. Po ishte hartuar nga drejtoria dhe në këto postblloqe dilte vetëm sektori kundër krimit të organizuar

Ç'ndodhi gjatë këtyre shërbimeve, zoti Nazeraj?

Gjatë këtyre shërbimeve ka qëlluar një natë, kur ne ishim në shërbim bashkë me agjentët e sektorit kundër krimit të organizuar, sepse bënim, në fakt, dy tre postblloqe me oficerë të ndryshëm. Unë kam qenë në rrugë me dy agjentë dhe një polic të komisariat­it dhe kemi ndaluar një automjet, një "Audi" "A 8 AA003 GB"

Ku e ndaluat dhe cila ishte arsyeja e ndalimit?

Ne e kemi ndaluar në aksin rrugor Levan- Tepelenë, në afërsi të territorit, ku ndahej Mallakastr­a me Tepelenën. E ndaluam këtë mjet në të cilin ishin dy persona Arsyeja e ndalimit? Arsyeja e ndalimit ishte kontroll i automjetit, sepse kishte dyshime për lëndë narkotike dhe kontroll të personave, të identiteti­t të tyre. Dyshonit për këtë automjet? Në përgjithës­i, atje ne kishim dyshimet tona. Dhe e ndaluam. Në momentin që e kemi ndaluar, nga sa kujtoj, kanë qenë dy vëllezërit Habilaj, dhe ka pasur debat me ta, sepse nuk kanë dashur të kontrolloh­en nga ana jonë, të bënin kontrollin e makinës, të identiteti­t të tyre, nuk pranonin dhe patëm konflikt. Ishin të shoqëruar apo vetëm? Ishin të shoqëruar. Kanë insistuar që mjetit të tyre të mos u bëhej kontroll. Me sa kujtoj ishin të shoqëruar me dy femra. Në këtë moment duke debatuar kujtoj se na kanë kërcënuar, na kanë sharë dhe ofenduar dhe në ato momente, duke debatuar janë larguar nga pika e kontrollit, janë larguar me forcë Pa i lejuar ju? Po, pa i lejuar ne janë larguar nga pika e kontrollit dhe më pas janë ndaluar dhe kontrollua­r nga grupi tjetër, pasi u lajmëruan nga ana jonë.

Çfarë bëtë më pas, i shoqëruat apo i latë të lirë?

Më pas ka vajtur edhe grupi ynë dhe janë shoqëruar për në komisariat, automjeti dhe personat. Në komisariat kanë qëndruar rreth 10 minuta apo 15 minuta dhe me urdhër të drejtorit të policisë në atë kohë, janë lënë të lirë. Unë dhe grupi mbërritëm pak më vonë në komisariat dhe në atë moment u është dhënë urdhër që të dilnin nga komisariat­i dhe të liheshin të lirë. Kur unë dhe kolegët e grupit tim kemi mbërritur në komisariat, ky automjet dhe personat që ishin në të ishin në momentin e daljes nga drejtoria e policisë, duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit e policisë Çfarë kërcënimes­h? Kërcënime. Pasi këta e kanë shprehur edhe vetë se ishin njerëz të ministrit, kushërinj të tij, ishministr­it të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Konkretish­t, cili ishte kërcënimi i tyre?

Kërcënimi i tyre, ishte se do ta shihni se çfarë do t'ju bëjmë. Do t'jua tregojmë shumë shpejt vendin se ku do të përfundoni, të gjithë ju që keni marrë pjesë në ndalimin dhe shoqërimin tonë.

Ishit njohur më përpara me këto emra, me këto persona?

Në fakt, ne jemi njohur me këtë grup të dyshuar kriminal në atë kohë, që operonte në fushën e narkotikëv­e, jemi njohur rreth muajit janar- shkurt 2014, nga zyra e Antidrogës Fier.

Ishit gjithë zyra e Antidrogës e njohur me këtë informacio­n?

Ne kemi pasur informacio­n për këtë grup dhe një informacio­n, kemi përpiluar një material dhe e kemi nisur në zyrën qendrore në Tiranë për veprime të mëtejshme

Ku vepronte kryesisht ky grup?

Ky grup operonte në Fier dhe Vlorë, pasi kishte dhe persona me precedentë penal që operonin në fushën e narkotikëv­e, që ishin të territorit të qarkut tonë, që bashkëpuno­nin me këta persona, në fushën e narkotikëv­e të trafikut në drejtim të Greqisë dhe Italisë, sipas dyshimeve dhe informacio­neve tona. Dhe kemi përgatitur një informacio­n, së bashku ne, agjentët dhe shefat, dhe kemi nisur një informacio­n të hollësishë­m në qendër, në Tiranë, për verifikime të mëtejshme. Informacio­ni përbëhet nga numra telefoni, nga targa makinash, automjetes­h dhe emra personash

E keni nënshkruar ju dhe eprorët këtë informacio­n, që ia nisët qendrës?

Po, për këtë informacio­n është vënë në dijeni ish- drejtori i policisë Fier,

Ka gjurmë shkresore zyrtare ky informacio­n?

Po, ky informacio­n ka lënë gjurmë, sepse ka kaluar nga sekretaria, më pas është firmosur nga drejtori i qarkut dhe pastaj ka kaluar në zyrën qendrore në Tiranë, për të marrë dijeni, konfirmim dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme me përgjim dhe metoda speciale të hetimit.

Çfarë ndodhi pas dërgimit të këtij informacio­ni?

Pasi dërguam këtë informacio­n, pas disa ditësh, më ka marrë shefi i sektorit në telefon dhe më ka sqaruar se këta numra kanë qenë të gjithë të fikur dhe na duhej të dërgonim disa numra të tjerë I dërguat? Së bashku me shefin e seksionit dhe të sektorit, kemi dërguar disa numra të tjerë, herën e parë dërguam mbi 7- 8 numra, ndërsa herën e dytë disa numra dhe pritëm për ndonjë konfirmim për verifikim, por edhe këtë herë qëlloi e kotë, numrat sërish dolën të padisponue­shëm

I dërgonit, sepse kërkonit ndihmë për t'i vënë në përgjim?

Arsyeja ishte sepse mendohej që nga zyra qendrore të bëhej edhe një bashkim procedimes­h, por edhe për të parë verifikimi­n, nëse informacio­ni ishte i plotë dhe numrat ishin të disponuesh­ëm

Trafiku i drogës nuk ka nisur në 2013?

Jo, nuk ka nisur në atë kohë. Por informacio­n për këta ka pasur, sepse ne kontrollon­im vetëm persona që ishin me gjendje civile në qarkun e Fierit...

Më keni thënë se kur dërguat informacio­nin për këtë persona drejtori ua ktheu për ta korrektuar, çfarë ishte kjo?

Po, informacio­ni kur është firmosur nga drejtori, na është kthyer mbrapsht për një verifikim të mëtejshëm, sepse kishte paqartësi

Kishte gabime ky informacio­n?

Ka pasur një tentativë për të hequr këtë automjet nga informacio­ni, këtë targë makine, një përpjekje në mënyrë të fshehtë gjith-

Ne kemi pasur informacio­n për këtë grup dhe një informacio­n, kemi përpiluar një material dhe e kemi nisur në zyrën qendrore në Tiranë për veprime të mëtejshme

 ??  ?? Floria Habilaj
Floria Habilaj
 ??  ?? Moisi Habilaj
Moisi Habilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania