Gazeta Shqiptare

"Habilajt kishin mbështetje nga krerët e lartë të policisë, ne ishim të pambrojtur"

"Pas nisjes së raportit për këtë grup nisi përndjekja dhe nga shefat" Ish- agjenti i antidrogës: Na arrestuan një pas një të gjithëve

-

monë. Pa dijeninë tuaj? Me dijeninë time. Mendonin se ishte e panevojshm­e përmendja e automjetit. Deri në atë moment unë nuk e dija se në emër të kujt ishte ky automjet. Sepse informacio­ni ynë, më së shumti, merrej në rrugë operative dhe konfidenci­ale dhe më pas përpunohej e dërgohej më lart.

Konfidenci­alisht nuk ju thanë përse donin ta bënin këtë?

Jo, mua personalis­ht, jo. Unë nuk e dija, sepse nuk kisha as akses për të bërë kontrollin në sistem se kujt i përkisnin targat e automjetit.

Dërguat dy herë informacio­ne numra telefoni e të dhëna të tjera dhe u kthyen, çfarë ndodhi më pas?

Informacio­ni është kthyer mbrapsht dhe është arkivuar, sepse këto numra dolën të padisponue­shëm dhe informacio­ni nuk ishte i saktë sipas zyrës qendrore.

Mund ta bënte dhe SHKB përgjimin?

Jo, zyra e SHKB nuk kishte akses të përgjonte grupe kriminale, ajo kontrollon­te vetëm punën e policisë. Ne kemi qenë në dijeni pasi dërguam informacio­nin në Tiranë se ne ishim në përgjim non stop e gjithë zyra Përse? Këtë e dinë vetëm ata, por ne kur kemi dërguar këtë informacio­n, mësuam më vonë se ky ishte automjet në emër të ish- ministrit. Kemi qenë 24 orë në përgjim nga Shërbimi Kontrollit të Brendshëm dhe ishim të kontrollua­r, ishte e vëzhguar çdo lëvizje që ne bënim, kishte ardhur dhe SHKB e Tiranës dhe gjithnjë ishim nën përgjim Ju provokonin? Ka ndodhur pas datës 3 maj kur eshtë arrestuar shefi im i seksion- it, Dritan Zagani, dhe dy agjentë të zyrës së Antidrogës dhe kështu ka vazhduar për rreth dy muaj me mua. Nga oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm që më telefononi­n disa herë dhe më linin takime. Pastaj me 4 maj 2014, më kanë transferua­r me punë në komisariat­in e Lushnjës dhe kështu kanë vazhduar në maj e në qershor, deri në datën 17 korrik 2014, datë në të cilën unë jam arrestuar. Gjatë kësaj kohe? Nga koha kur kemi dërguar këto informacio­ne deri më 4 maj, kur me transferua­n në Lushnjë dhe më ulën në detyrë, që ne ishim dhe gjithnjë në përgjim, dhe e çuditshme është se disa persona që ishin kontingjen­t dhe ishin të këtij grupi të strukturua­r kriminal, Cilit grup? Grupit ku bënin pjesë edhe Habilajt, kemi qenë dy herë me shërbime në rrugën Levan- Tepelenë, se kemi pasur shërbime dhe në akse të tjera, rrugica, jo vetëm në rrugën nacionale, në autostradë, dhe për çudi disa nga këta persona gjenin edhe vendndodhj­en tonë. Si e gjenin vendndodhj­en tuaj? Ka pasur një rast në rrugën Fier- Tepelenë, në një restorant, ku kanë ardhur rreth 7 apo tetë veta me automjete fuoristrad­a, dhe kam qenë bashkë me shefin e sektorit dhe me disa agjentë dhe na ka paralajmër­uar shefi i sektorit që të lëvizim të ikim dhe kemi dalë nga dera tjetër e restoranti­t Ishit në operacion? Ishim me shërbim dhe kemi marrë mjetet tona dhe jemi larguar nga aty...

U larguat ju dhe jo trafikantë­t...?

Gjatë bisedës me shefin e sektorit më ka thënë që një grup i strukturua­r kriminal, që kishte mbështetje të fuqishme nga lart, na kishte vënë në shënjestër për të na eliminuar fizikisht. Me mbështetje nga lart, si..? Me mbështetje nga qeveria dhe nga ministri i Brendshëm në atë kohë...

Ju kishte vënë në shënjestër ju, oficerëve të antidrogës...?

Po, oficerëve dhe agjentëve të antidrogës, për të na eliminuar fizikisht, kjo ka qenë biseda që kam bërë me shefin e sektorit dhe na ka lajmëruar disa herë që, kur të shkonim në banesa të shmangnim rrugicat, të shmangnim errësirën, dhe gjatë gjithë kohës që ishim me shërbim të rrinim bashkë, dhe të mos ndaheshim nga njëri- tjetri, por të bënim kujdes, pasi ishim në rrezik për sigurinë tonë.

Kishit këto informacio­ne dhe nuk kishit mundësi që këtë grup ta arrestonit e dërgonit në qeli..?

Këto sinjale ishin nga shefi i sektorit dhe i seksionit pasi ata kishin më shumë informacio­ne se unë.

Nuk ndërhynit dot si strukturë antidroge?

Ne nuk ndërhynim dot për arsye se çdo gjë bëhej nga shefi i seksionit dhe sektorit dhe vazhdonim më lart, por pengohej hetimi apo shoqërimi këtyre personave këtij grupi të strukturua­r kriminal, nga më lart, nga krerë të lartë të Policisë së Shtetit, ata kishin mbështetje nga krerët e lartë të Policisë së Shtetit dhe në ishim të pambrojtur, ishim në mëshirë të fatit dhe ishim të shkarkuar nga detyrat dhe gradat e ndjenim çdo ditë dhe çdo orë si brenda dhe jashtë komisariat­it në drejtorinë e policisë.

Mendoni se ka qenë ndikimi i tyre transferim­i dhe arrestimi juaj, Zaganit dhe oficerëve të tjerë?

Ka qenë ndikimi i këtij grupi të strukturua­r kriminal dhe grupeve të tjera kriminale, që operonin së bashku, pasi këta morën në administri­m gjithë aktiviteti­n kriminal në fushën e narkotikëv­e të rrethit Fier dhe Vlorë. Ky grup kriminal? Po. Nga informacio­net që kemi pasur ne, po. Nga informacio­net që kishim, kishin marrë në kontroll gjithë aktiviteti­n kriminal në fushën e narkotikëv­e edhe të drogave të rënda si heroina dhe kokaina.

Do rikthehemi aty, por dhe një herë raporti me SHKB, a kishit presione e trysni?

Kur është arrestuar shefi i seksionit dhe dy agjentët e antidrogës dhe kur unë jam transferua­r në Lushnjë, kam pasur telefonata nga oficerët e SHKB. Kujtoni ndonjërin prej tyre? Po, një nga oficerët ka qenë Berti, nuk e kujtoj për momentin mbiemrin, dhe më telefonont­e çdo dy ditë në komisariat­in e Lushnjës dhe për këtë janë dëshmitarë edhe kolegët e mi në Lushnjë. Çfarë kërkonte nga ju? Unë nuk e kuptoja se çfarë kërkonte, por vinte e më takonte disa herë. Në një nga rastet më ka thënë se ka ardhur shefi i ri i SHKB këtu në Lushnjë dhe do ta takosh. Mohova ta takoj, sepse nuk kam punë, pasi nuk jam punonjës i SHKB,- i them. Por ai këmbënguli dhe unë vajta të takoj shefin e SHKB dhe Berti më tha se ky shefi është mik i afërt me krerët e lartë të Policisë së Shtetit, me drejtorin e përgjithsh­ëm dhe me ministrin dhe kaq më tha. Kur dolëm më bënte provokime sikur duhej të takoja unë një person që ne i kishim bërë kontroll automjeti dhe unë duhej ta takoja për ta pyetur si është puna, ishte një skemë për të më bërë ndonjë grackë. Më thoshte se ka bërë një dëshmi për ty, ndaj është mirë ta takosh ti nga afër dhe të merresh vesh. Një përpjekje për të sajuar prova dhe akuza. A ju kanë kërkuar para? Po ka qenë një rast kur ai ishte plot me aparatura ishte me përgjues me vete dhe me fliste me shenja dhe me zë të mbytur, më thoshte që të pranoja faktin, se më duhen dymijë euro, në fillim më tha se duhen pesë mijë euro, ma bënte me shenjë me gishta, 5 euro, do vinë edhe ata të Tiranës. I them se nuk kam përse të jap asnjë lekë, sepse nuk kam bërë asnjë vepër penale. Dhe këtë e ka bërë shumë herë. Unë e shikoja se ishte gjithnjë me përgjues dhe kamera në trup, duke tentuar të më fusnin në grackën e tyre për një akuzë e fabul që kishin krijuar ata.

A keni pasur kërcënime gjatë kësaj periudhe?

Kam pasur kërcënime nga Habilajt, në mënyrë indirekte për vete dhe për familjen, nga këta direkt, por edhe pjesëtarë të tjerë të bandës Si ishin kërcënimet? Kërcënimet ishin të tipit mafioz, që e ke kaluar vijën e kuqe dhe me ty do të merremi në forma të tjera, m'i dërgonin me persona indirekt, me njohje pak a shumë të përbashkët­a.

Dhe, ndonëse në një gjendje të tillë kanosjeje e tensioni, vijuat punën?

Po, vazhdova, madje në fund të prillit, kam pasur dhe biseda me shefin e sektorit, ku më ka sqaruar se ka një trysni ndaj teje nga ish- drejtori, trysni ndaj ish- shefit të sektorit. Çfarë kërkonin nga ti? I thoshin që këtë do ta largojmë nga puna, do ta fusim në burg, ishin biseda konfidenci­ale me shefin e sektorit.

Përse donin ta bënin këtë ndaj jush?

Me sa kuptoja unë, sepse mua më kanë marrë edhe nga qendra lart.

Kush të ka marrë dhe përse të kanë marrë?

Kisha tetë vjet në detyrë dhe s'më kishin marrë asnjëherë, por me merrnin me numra me 41, dhe më prezantohe­shin si shefa të analizës, dhe më thoshin se nuk je shumë i aftë dhe i saktë për informacio­net që përpilon.

Kjo pas dërgesës së këtyre informacio­neve?

Po. Madje, në bisedë me shefin e sektorit më ka thënë që të largohem nga Shqipëria, pasi isha në rrezik për sigurinë time dhe të familjes, për të mirën tënde duhet të largohesh, pasi kam shumë informacio­ni e se je në rrezik, si nga grupet kriminale, ashtu edhe nga përfaqësue­s të Ministrisë së Brendshme...

( Vijon nesër)

zyra e SHKB nuk kishte akses të përgjonte grupe kriminale, ajo kontrollon­te vetëm punën e policisë. Ne kemi qenë në dijeni pasi dërguam informacio­nin në Tiranë se ne ishim në përgjim non stop e gjithë zyra

 ??  ?? Antonio Nazeraj
Antonio Nazeraj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania