Gazeta Shqiptare

Taksat e makinave, formula e re, ja sa do të paguani në 2018

Propozimi i DPTSHRR, taksat e reja për automjetet e luksit Tarifa vjetore në bazë të cilindratë­s

- Ornela Manjani

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ar ben Ahmetaj ka bërë të ditur ndryshimet në paketën fiskale ku, përveç ndryshimit të taksës së pronës dhe përfshirje­s në skemën e TVSH- së të 9 mijë bizneseve, do të përfshihet edhe ndryshimi i taksës së makinave. Duke nisur nga viti i ardhshëm, taksën e automjetev­e të luksit do ta paguajnë edhe ata që kanë automjetet me kapacitet 6+ 1. Vendimi vjen si korrigjim i një parashikim­i ligjor, që ka rezultuar se ka krijuar shteg për evazion fiskal.

Në ligjin ekzistues parashikoh­et se automjetet 4+ 1, që kanë cilindratë më të madhe se 3000 cm3 dhe një vlerë mbi 5 milion lekë, do t'i nënshtrohe­shin taksës. Por referuar relacionit të ligjit që vjen si pjesë e paketës fiskale, pronarët e automjetev­e luksoze i modifikoni­n automjetet duke përdorur sediljet e vogla ose duke i shtuar ato ( te fuoristrad­at) duke bërë që automjeti i tyre të figuronte si 6+ 1 dhe si rrjedhojë të mos prekej nga parashikim­i ligjor. Një ndryshim i tillë, sipas Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor, ka mundësuar që në 909 raste të bëhej një regjistrim i tillë, çka ka sjellë një dëm prej 19 milion lekësh për arkën e shtetit.

"Ky propozim ka ardhur nga DPTSHRR në cilësinë e agjentit që mbledh taksën e regjistrim­i fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze. Ky institucio­n ka përcjellë shqetësimi­n lidhur me kërkesën e pronarëve të mjeteve për të bërë ndryshim konstrukti­v të mjeteve të cilët kanë cil-

indratë më të madhe më të madhe se 3000 cm3; ose vlerën/ çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë, lidhur me numrin e vendeve duke kërkuar uljen nga 4+ 1 në 6+ 1. Kjo kërkesë bëhet me qëllim shmangien e kësaj takse. Sipas DPTSHRR, janë rreth 909 autovetura të regjistrua­ra aktualisht me kapacitet 6+ 1, të cilat i janë nënshtruar modifikime­ve për arsye të evitimit të kësaj takse. Efekti negativ në buxhetin e shtetit është 19.000.000 lekë nga mos taksimi i këtyre autom-

jeteve, të cilat duhet të konsideroh­en makina luksi. Për këtë qëllim propozohet me anë të këtij ligji rritja e kapaciteti­t të vendeve nga 4+ 1 në 6+ 1", shkruhet në relacionin e nismës së DPTSHRR.

TAKSA VJETORE

Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficient­i fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburanti­t. Taksa fikse për llojin e karburanti­t është 12,5 lekë për naftën dhe Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficient­i fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburanti­t. Taksa fikse për llojin e karburanti­t është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficient­i sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1, bashkëlidh­ur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

10 lekë për benzinën. Koeficient­i sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1, bashkëlidh­ur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0- 3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshë­m të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kry- en pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmëri­së së parashikua­r, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. 18 për qind e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore. Procedura e ndarjes së të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohe­t me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistrua­ra sipas njësive të qeverisjes vendore

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania