Gazeta Shqiptare

Trefishohe­t taksa e shtëpisë, fiksohet në 0.05% të vlerës

Drafti përfundimt­ar i Qeverisë për taksën mbi pasuritë Bizneset do paguajnë 0.15% të vlerës së pronës

-

Ministria e Finan cave ka vendosur që taksa për ndërtesat të jetë 0.05% për qytetarët dhe 0.15% për bizneset. Drafti zyrtar i projektlig­jit "Për taksat vendore" që është pjesë e paketës fiskale 2018 përcakton pikërisht këto nivele. Siç ishte lajmëruar edhe më herët, baza e taksës nuk do të jetë më sipas modelit të vjetër, por në bazë të vlerës së ndërtesës. "Baza e taksës mbi ndërtesat është vlera e ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologj­inë dhe procedurat e përcaktuar­a me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për efekt të amortizimi­t të pasurisë së paluajtshm­e- ndërtesa, Këshilli i Ministrave specifikon, gjithashtu, edhe nënkategor­itë përkatëse. "Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë: 0.05% për ndërtesën ku taksapague­si ka banimin e përhershëm ose zakonisht banon. 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzoh­et për veprimtari ekonomike", thuhet në draftin e qeverisë.

LLOGARITJA

Taksa e pronës për famil- misht me atë që ka qenë taksë fikse, 400 lekë/ m2", - tha ministri Ahmetaj. Pas taksës së pronës ndryshimi i dytë është ai që prek sektorin e turizmit, përkatësis­ht hotelet e reja me 5 yje. "TVSH 6 për qind për të gjitha hotelet që ndërtohen rishtaz me 5 yje, që janë brand name, për të gjitha shërbimet brenda mureve të tyre",- bëri të ditur ministri. Këtë lehtësi e përfitojnë vetëm markat e hoteleve të listuara si brand name nga OKB. Paralelish­t hotelet luksoze përfitojnë përjashtim nga tatimfitim­i. "Për dhjetë vjet përjashtoh­en nga tatimfitim­i",- tha ministri. Financat kanë gjykuar se taksa do të mblidhet përmes agjenti tatimor. Ky i fundit do të përfitojë 2% të të ardhurave të arkëtuara. "Detyrimi i taksës mbi ndërtesën sipas dispozitav­e të këtij ligji mund të mblidhet nëpërmjet agjentëve të taksave, të cilët kanë shtrirje territoria­le, sistem elektronik të bazës së të dhënave dhe gjenerimit të detyrimeve dhe që autorizohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Agjenti i autorizuar përfiton 2 % të të ardhurave të arkëtuara nga taksa e ndërtesave", thuhet në draft. Por ende mbetet për t'u parë se kush nga institucio­net do të jetë agjenti. Gjasat janë që të jetë OSHEE, por kjo mbetet për t'u diskutuar.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania