Gazeta Shqiptare

Atentati i Mbrostarit, prangoset në Kakavijë autori

Prokuroria: Ngjarja e 8 janarit të vitit 2016, me një të vrarë e 2 të plagosur, për hakmarrje 28- vjeçari Ermal Binjaku u paraqit në doganë me identitet të rremë

-

Një 28- vjeçar nga Fieri është arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje. Bëhet fjalë për Ermal Binjakun, i cili akuzohet nga prokuroria si autori kryesor i atentatit të ndodhur më 8 janar të vitit 2016 në Mbrostar të Fierit, ku mbeti i vrarë 44- vjeçari Denis Kasa dhe u plagosën 31- vjeçari Klement Kastrati dhe Elton Margariti. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastr­ës bënë me dije se Binjaku u ndalua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në orën 00: 47 të së martës. Mësohet se i riu ka deklaruar në doganën e Kakavijës gjeneralit­ete të tjera. "Shtetasi i mësipërm deklaroi gjeneralit­ete të tjera ( F. B). Pas intervisti­mit dhe verifikime­ve të bëra nga punonjësit e policisë në sistemin "TIMS", Ermal Binjaku rezultoi se është person në kërkim, pasi: Prokuro- ria e Rrethit Gjyqësor Fier me shkresë nr. 444 datë 18.01.2016 ka dërguar urdhrin e ndalimit të datës 18.01.2016, si dhe ndryshim e veprës penale nga "Sigurimi kushteve për vrasje" në veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese", thuhet në njoftimin e policisë.

ATENTATI NË MBROSTAR

Rreth orës 18: 00 të datës 8 janar të vitit 2016, emigranti Denis Kasa ka qenë duke udhëtuar me dy shokët e tij ( Klement Kastratin dhe Elton Margaritin) për në drejtim të Lushnjës. Në vendin e quajtur "Kthesa e Mullirit të Artë" në fshatin Mbrostar, automjeti tip "Benz" që drejtohej nga 44- vjeçari Kasa ka ulur shpejtësin­ë, pasi rruga ishte me gropa dhe mungonte ndriçimi. Pikërisht në moment, persona ende të paidentifi­kuar ( ishin pozicionua­r mbi rrugë) kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të "Benz"- it. Sipas bluve, drejtuesi i mjetit ( Kasa) ka dalë me shpejtësi nga makina dhe ka tentuar që të largohet, por ka mbetur i vrarë. Ndërkaq, janë plagosur rëndë dy shokët e tij, ndërsa mjeti është përfshirë nga flakët. Nga ana tjetër, atentatorë­t janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë tip "Toyota" me targa të huaja, të cilën para se të kryenin vrasjen e kishin parkuar në anën e sipërme të rrugës. Nga hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria rezultoi se organizato­r dhe financues i vrasjes ishte Ermal Binjaku. Shkak i krimit, sipas prokuroris­ë ishte një konflikt i vjetër mes Binjakut dhe Kastratit. Sipas hetuesve të çështjes, Binjaku ishte vënë në dijeni se ndaj tij do të kryhej një atentat nga fisi Kastrati. Për këtë arsye, ai me ndihmën e Ylli Nazërajt, Ilir Memushajt dhe Florian Bushit përgatiti atentatin e Mbrostarit. Në atë kohë, 33- vjeçari Bushi mbante detyrën e agjentit të SHISH, deri në 21 janar, ditën kur u prangos. Florian Bushi siguronte informacio­n për lëvizjen e Klement Kastratit, objektiv i sulmit, por që vetëm u plagos. Këto informacio­ne i kalonin nëpërmjet telefonit Ilir Memushajt, i cili ia dërgonte më pas Ermal Binjakut. Ndërsa, Ylli Nezeraj kishte ndihmuar Ermal Binjakun dhe Ilir Memushajn.

HAKMARRJA

Po sipas burimeve të mësipërme, konflikti mes fiseve Binjaku dhe Kastrati kishte nisur në vitin 1994, kur i vrarë mbeti kushëriri i Klement Kastratit dhe dyshimet ranë mbi vëllain e Ermal Binjakut. Në vitin 2000, një tjetër i afërm i Kastratit u vra në Fier. I dyshuar për këtë ngjarje ishte Ermal Binjaku. Ngjarjet kanë mbetur të pazbardhur­a nga policia. Pikërisht ky konflikt duket se është pasuar nga atentati i Mbrostarit, që çoi në vrasjen e Denis Kasës dhe plagosjen e Klement Kastratit e Elton Margaritit.

 ??  ?? Makina e djegur
Makina e djegur
 ??  ?? Viktima e atentatit, Denis Kasa
Viktima e atentatit, Denis Kasa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania