Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 1 milion euro marijuanë në Itali, ja si u kapën duke ngrënë shegë 3 shqiptarët

-

ITALI - Policia italiane ka sekuestrua­r rreth 110 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga 5 persona, mes tyre 3 shqiptarë gjatë operacioni­t të koduar "Cargo" të konkluduar pas muajsh hetime në Ferrara. Superngark­esa e drogës kishte mbërritur në një kapanon të braktisur në rrugën "Marconi", por ata që vëzhgonin gjithçka ishin njerëzit e skuadrës së lëvizshme të policisë. Ishte një kapanon në rrugën "Marconi" në Ferrara, baza e mbërritjes së ngarkesës mbi 100 kg marijuanë me një vlerë në treg prej më shumë se një milion euro.

Dërgesa vinte nga Spanja me destinacio­n tregun e Italisë së Veriut. Por, skuadra e lëvizshme e policisë, e koordinuar nga drejtuesi Andrea Crucianell­i, që prej javësh po punonin për operacioni­n e koduar "Cargo", e dinin se do të mbërrinte një ngarkesë e madhe në qytet, e dinin se ku por nuk e dinin se kur, vetëm prisnin. Kështu për 20 ditë, policët shtrihen barkas duke monitoruar çdo ditë dhe çdo orë një kapanon të braktisur, edhe me ndihmën e një kamere survejimi. Derisa, natën mes së dielës dhe së hënës, mbërrin kamioni që prisnin. Një mjet i tonazhit të rëndë që transporto­nte arka me fruta, mandarina, portokalle dhe shegë, si dhe 8 pako të mbyllura me nxehtësi që përmbanin më shumë se 110 kg marijuanë. Në timon ishte një transportu­es spanjoll, Joaqiun Martinez, 37 vjeç. Pranë tij një shtetas maroken, Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç. Duke e pritur në brendësi tre burra me kombësi shqiptare: Vital Meço, 43 vjeç, banues në Cento; Tonin Bibaj, 33 vjeç dhe Alfred Gjoka, 36 vjeç, ( në shtëpinë e tij u gjetën gjithashtu 70 gr hashash), rezidentë në zonën e Savonës ( Alassio dhe Andora). Të tre personat ishin filmuar nga kamerat e survejimit në vendin e ngjarjes dy ditë më herët në kapanon. Për të mbuluar ngarkesën ' reale' ishte vendosur një mur me arka frutash. Një ndërhyrje rrufe që nuk i lë të tre trafikantë­t - që ishin duke folur dhe duke ngrënë shegë - kohë për të reaguar, dorëzohen menjëherë. Me ta janë 8 thasë plot marijuanë: me 10 euro për gram, do të sillte më shumë se një milion euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania