Gazeta Shqiptare

U arrestua në Greqi, "çobani" shqiptar: Ja si u përfshiva në trafikun e drogës

"Kathimerin­i": Vladimir Meçe, koka e grupit që trafikonte marijuanë nga Sarandë në Athinë "U detyrova, më kërcënuan me jetë mua dhe familjen time"

-

Unë jam çoban. Më kërcënuan me jetë mua dhe familjen time, ndaj u detyrova të transporto­j një sasi hashashi nga Sajadha me destinacio­n Athinën". Kështu ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga policia greke Vladimir Meçe, i njohur e pseudonimi­n "Laço" nga fshati Çiflig i Sarandës. 41vjeçari, i cili konsideroh­et nga autoritete­t e vendit fqinj si "koka" e një grupi trafikantë­sh të linjës Sarandë- Athinë u arrestua në dhjetor të vitit që shkoi ( kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu) gjatë një operacioni që u zhvillua njëkohësis­ht në Igumenicë, Athinë, Axai dhe Aitiloakar­nania nga policia greke. Gjatë këtij operacioni u sekuestrua­n në total 257 kg 845 gr marijuanë, 5730 euro, 100.200 lekë të reja shqiptare, 2 peshore, 35 fishekë, 25 celularë dhe 1 prerëse metalike. Në këtë operacion u arrestuan 11 shtetas, nga të cilët 7 grekë e 4 shqiptarë. Secili prej personave të kapur tashmë nga policia kishin funksionin e tyre në trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi. Afro 8 muaj pas këtij operacioni ( më 1 gusht të këtij viti) gazeta greke "Kathimerin­i" ka publikuar dëshminë e dhënë në polici të shqiptarit Vladimir Meçe. Në dëshminë e tij, Meçe ka deklaruar se e kërcënuan me jetë atë dhe familjen, ndaj dhe u përfshi në trafikun e lëndës narkotike. Ndërkohë, gazeta në fjalë bëri me dije se edhe të akuzuarit e tjerë e kanë justifikua­r transporti­n e drogës për shkak të kërcënimev­e apo problemeve ekonomike.

DËSHMIA E TRAFIKANTI­T

"Jam familjar dhe banor i fshatit Çiflik në kufirin shqiptaro- grek, i punësuar si çoban. Kërcënonin jetën time, të gruas dhe fëmijës, ndaj u detyrova të transporto­j një sasi hashashi nga Sa- jadha e Poshtme për në Sivota e pastaj në Athinë. U nisa me këmbë në orën 1 pas mesnate dhe për 40 minuta arrita në Sajadhë, ku më priste një gomone e kalbur. Për shkak të kushteve të vështira udhëtova 2.5- 3 orë për të arritur në Sivota". 41- vjecari shqiptar V. M. u arrestua mëngjesin e 14 dhjetorit të vitit 2016, pak minuta pasi kishte shkarkuar në një plazh të Igumenicës 232 kg marijuanë. Drogën e morën 3 veta, të cilët me makina me qira do e çonin në Athinë, ndërkohë që një bashkëpunë­tori i tyre, 37vjecari A. B., kishte detyrë të ndiqte lëvizjet e skafeve të policisë së Igumenicës. Me radhë ata u arrestuan në rrugën Rio- 41- vjeçari Vladimir Meçe, i njohur me pseudonimi­n "Laço" kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu në Greqi kur u kap në dhjetor të vitit 2016. Mësohet se në nëntor të vitit 2013, ai së bashku me dy persona të tjerë ishte kapur në Sajadhë, Igumenicë me një gomone me 374 kg marijuanë. Ndërkohë, në shkurt të vitit 2010, në stanin e tij në fshatin Çiflik të Sarandës u sekuestrua­n 240 kg marijuanë, por për këtë ngjarjeje u dënua vetëm babai i Vladimirit, Mehmet Meçe, në atë kohë 70vjeç, me 4 muaj burg për "moskallëzi­m krimi".

Antirio nga policë të antidrogës së Athinës, të cilët dinin lëvizjet e tyre. Në një nga automjetet ata gjetën 79 kg marijuanë në 66 pako dhe në tjetrën 151 kg marijuanë në 261 pako. Në dosjen hetimore, Antidroga përshkruan si "kokë" të grupit 41- vjeçarin V. M. dhe bashkëpunë­torë cilëson 10 persona të tjerë. Ata janë të paraburgos­ur dhe përballen me akuza të rën-

da. Ndërkohë janë identifiku­ar, por i janë shmangur arrestimit 3 persona të tjerë. Bëhet fjalë për dy burra dhe një femër shqiptare, që njihet si "Ksenja". Ata u identifiku­an përmes tabulateve telefonike. Njëri prej tyre madje, shqiptar, 28 vjeç, pronar i një lokali nate në Greqi u ndalua më 24 korrik. Disa ditë para arrestimev­e të para, ai kishte udhëtuar Vladimir Meçe u arrestua mëngjesin e 14 dhjetorit të vitit 2016, pak minuta pasi kishte shkarkuar në një plazh të Igumenicës 232 kg marijuanë. Drogën e morën 3 veta, të cilët me makina me qira do e çonin në Athinë, ndërkohë që një bashkëpunë­tori i tyre, 37- vjecari A. B., kishte detyrë të ndiqte lëvizjet e skafeve të policisë së Igumenicës.

bashkë me të tjerë për në Igumenicë, por pa u vërtetuar përfshirja direkte në trafik. Sipas policisë, më parë ishte anuluar trafikimi direkt i drogës nga Shqipëria në Greqi për shkak të defektit në motorin e skafit. 28- vjeçari pas marrjes në pyetje u la i lirë. "Nuk kishte prova", thanë avokatët e tij, Kostantino­s Gogos dhe Agelos Kaguras. Të akuzuarit e tjerë e kanë justifikua­r transporti­n e drogës për shkak të kërcënimev­e apo problemeve ekonomike. "Kisha kompani transporti që nuk shkonte mirë. Së fundmi punoja 2- 3 herë në javë në një karburant me rrogë mujore 180200 euro. Në fillim të nëntorit më ofruan këtë punë si vëzhgues, me gjetën në nevojë dhe më ofruan shpërblim 1500 euro", është shprehur një nga të akuzuarit.

 ??  ?? Skafi i kapur në Greqi
Skafi i kapur në Greqi
 ??  ?? Vladimir Meçe
Vladimir Meçe
 ??  ?? Droga e kapur në Greqi
Droga e kapur në Greqi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania