Gazeta Shqiptare

Mazniku: ' Karta e Qytetit' për studentët, shërbime dhe çmime më të lira

Prezantohe­t ' Guida Studentore' në universite­te

-

Me fillimin e vitit të ri akademik, Bashkia e Tiranës ka promovuar libërthin me informacio­ne orientuese për studentët e sapoardhur në kryeqytet. Nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, gjatë një takimi në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale theksoi se shumë shpejt studentët do të kenë mundësi të përdorin "Kartën e Qytetit", e cila përfshin edhe "Kartën e Studentit". Karta do të shfrytëzoh­et jo vetëm për linjat e transporti­t, por edhe për të përfituar shërbime të tjera me çmime

PERFITIMET

Shumë shpejt studentët do të kenë mundësi të përdorin "Kartën e Qytetit", e cila përfshin edhe "Kartën e Studentit". Karta do të shfrytëzoh­et jo vetëm për linjat e transporti­t, por edhe për të përfituar shërbime të tjera me çmime më të lira.

më të lira. "Një nga elementët kryesorë që do të kryejë kjo kartë është të shërbejë si një biletë permanente. Pra, do të kalojmë të gjitha linjat e autobusit në Tiranë, në linja që do të jenë

të pagueshme përmes një bilete elektronik­e. Do të përfundojm­ë procesin e biletimit elektronik, nga i cili do të prodhohet ' Kartat e Qytetit', që më pas do të përfshijë edhe ' Kartën e Studentit'. Shërbimet që do të ofrohen me këtë kartë do jenë më të lira dhe të përcaktuar­a për studentët", tha Mazniku. Nënkryetar­i i bashkisë citoi gjithashtu se ' Guida Studentore' ndihmon studentët që të njihen me të gjitha aktivitete­t apo shërbimet që ofron Tirana. "Kapitulli i parë flet për transporti­n publik, ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me akomodimin në qytet dhe procedurat për regjistrim­in në rezidencat studentore; si funksionoj­në, ku janë godinat, si funksionon struktura e brendshme dhe çfarë shërbimesh ofrohen. Elementi i tretë ka disa informacio­ne bazike për urgjencat mjekësore, zjarrfikës­et, policinë etj.", tha ai. Çdo vit në qytetin e Tiranës fillojnë stu- dimet mbi 10.000 studentë në programe të ndryshme studimi. Në lidhje me këtë, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për ofrimin e shërbimeve për nxënësit dhe studentët.

 ??  ?? Nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në Fakultetin e Shkencave Sociale
Nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në Fakultetin e Shkencave Sociale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania