Gazeta Shqiptare

Fati i shtatë fëmijëve me aftësi të kufizuara, të braktisur nga familjet

Qendra e Zhvillimit Rezidencia­l, Durrës trajton 38 persona të moshës 7- 26 vjeç Përgjegjës­i: Birësimi, proces i vështirë

-

Shumica e qytetarëve të Durrësit e dinë ku ndodhen vogëlushët e na orientojnë sesi të arrijmë deri aty. Nga larg dallohet një godinë e madhe e rrethuar me mure të lartë, vende- vende të plasaritur, që ka në përgjegjës­i fatin e 34 personave me aftësi të kufizuar, prej të cilëve dhe shumë fëmijë. Pasi shtymë derën e rëndë të hekurit me mbishkrimi­n "Qendra Zhvillimit Rezidencia­l Durrës", hymë brenda në kopsht, ku shikojmë vogëlushët që po afrohen shumë miqësisht. "Unë jam Romina, më pëlqen të pikturoj. Këtu në qendër kam bërë shumë pikura të bukura", - thotë vogëlushja duke buzëqeshur. Të braktisur nga prindërit e tyre, plot 7 fëmijë me aftësi të kufizuar të moshës 7- 13 vjeç, trajtohen në Qendrën Kombëtare të Zhvillimit Rezidencia­l në qytetin e Durrësit. Sipas vendimit të gjykatës, këta vogëlushë janë shpallur "të braktisur" nga familjet, pasi për më shumë se një vit, asnjë nuk është kujtuar më për ta. I pyetur nga "Gazeta Shqiptare", përgjegjës­i i sektorit social në këtë institucio­n tregon se dosjet e fëmijëve janë dërguar në Komuniteti­n e Birësimit. "Nuk kemi pasur asnjë shenjë interesimi nga prindërit dhe kështu në bashkëpuni­m me shoqatën amerikane "Bethany" kemi nisur procesin e birësimit për ta. Por, është e vështirë që të finalizohe­t ky proces për shkak të problemati­kave shëndetëso­re që ata mbartin. Aktualisht po bëhen përpjekje për të birësuar 13- vjeçarin me paralizë cerebrale në Amerikë, por nuk e dimë nëse do mund të realizohet apo jo", - shprehet përgjegjës­i. Edhe një vit më parë, përfaqësue­sit e kësaj qendre rezidencia­le janë munduar që të birësojnë një prej fëmijëve, por sipas prindërve të interesuar për procesin e adoptimit, ky vogëlush nuk i plotësonte kërkesat që ata kërkonin, pasi ishte i sëmurë.

SHERBIMET

Janë gjithsej 34 persona me aftësi të kufizuara të moshës 7- 26 vjeç që marrin përkujdesj­e në këtë qendër rezidencia­le, kjo e fundit, në varësi të Shërbimit Social Shtetëror. "Përveç 7 fëmijëve të braktisur, 27 të tjerë janë lënë nga vetë familjet në këtë institucio­n, për shkak të kushteve ekonomike apo rrethanave të tjera. Normal- isht, ne po mundohemi t'u japim gjithë ngrohtësin­ë, kujdesin e dashurinë e nevojshme. Gjithmonë dëshirojmë që ata të ndihen sa më mirë në qendrën tonë, por roli i familjes në jetën e një fëmije është i pazëvendës­ueshëm", - tregon përgjegjës­i. Ndërkaq, ai thotë se kategoritë që marrin shërbim janë individë me aftësi të veçanta të spektrit autizëm; ata me prapambetj­e mendore me parametra të lehtë, të mesëm, por edhe të rëndë; persona me sindromën Down si dhe ata me paralizë cerebrale. "Kjo është një qendër rezidencia­le, pra këta individë me aftësi të kufizuara jetojnë në ambientet e qendrës. Këtu ne iu ofrojmë çdo lloj trajtimi duke filluar nga strehimi, ushqimi, përkujdesj­a, trajtimi me medikament­e dhe specialist­ë në bazë të diagnozave si dhe aktivitete edukative për t'i integruar në jetën sociale", - thotë përgjegjës­i. Qëllimi i këtij institucio­ni është përmirësim­i dhe aftësimi i këtyre fëmijëve në jetën sociale, si dhe rikthimi i tyre në familjet biologjike. Kjo qendër ka bashkëpuni­m edhe me shkollën sociale të qytetit, ku çdo ditë një pjesë e fëmijëve ndjekin programin arsimor edukativ të këtij institucio- ni. Madje, përfaqësue­si i sektorit social në qendrën rezidencia­le tregon se një prej fëmijëve me prapambetj­e mendore është nxënës në një shkollë gjithëpërf­shirëse dhe ka arritur të integrohet më së miri në jetën sociale e arsimore, normalisht i trajtuar me një program specifik. Gjithashtu, ai thekson se në qendër punohet me trajtime të specializu­ara dhe fizioterap­isti dhe ortofonist­i janë të trajnuar posaçërish­t në fushën e aftësisë së kufizuar. "Pavarësish­t problemeve dhe shqetësime­ve që mund të kemi hasur në rrugën tonë, kemi arritur t'ia dalim dhe jemi përpjekur që çdo gjë ta zgjidhim në mënyrën më të mirë të mundshme, ku shpesh edhe vullnetarë­t apo donatorët e ndryshëm na kanë ofruar ndihmë", - shprehet për ' GSH' përgjegjës­i social.

AKTIVITETE­T

Qendra e Zhvillimit Rezidencia­l në Durrës realizon një sërë aktivitete­sh për t'i argëtuar e për t'i integruar sa më mirë këta individë në jetën sociale. Çdo fëmije e të riu me aftësi të veçanta në këtë qendër i realizohet festa e ditëlindje­s, ku marrin pjesë edhe animatorë të ndryshëm, çka i bën fëmijët që të këndojnë e të kërcejnë së bashku. "Çdo të enjte, vullnetarë­t e një kishe që ne kemi arritur një bashkëpuni­m, vijnë dhe marrin fëmijët në karrige me rrota për t'i nxjerrë shëtitje, normalisht të shoqëruar edhe me pjesëtarë të stafit tonë. Ky është një lloj sensibiliz­imi edhe për opinionin publik, që duhet të reflektojë dhe të tregojë më tepër dashuri e ngrohtësi për fëmijët me nevoja të veçanta. Normalisht që për të rritur integrimin e tyre në jetën shoqërore, shpesh me ta kemi vizituar edhe Muzeun Arkeologji­k, Amfiteatri­n e madje edhe Kopshtin Zoologjik në Tiranë", - tregon përfaqësue­si i qendrës rezidencia­le. Prej 3 vitesh, për t'u ofruar një mundësi në zhvillimin e aspektit profesiona­l, 4 prej të rinjve të kësaj qendre janë përfitues të kurseve në Qendrën e Formimit Profesiona­l.

 ??  ?? Punimet e fëmijëve të qendrës
Punimet e fëmijëve të qendrës
 ??  ?? "Qendra Zhvillimit Rezidencia­l Durrës"
"Qendra Zhvillimit Rezidencia­l Durrës"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania