Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i ish- ministrit, juristi në politikë që mbeti jurist

-

të zgjidhja punën që do kisha qejf të bëja si jurist, do kisha punuar me shumë qejf gjyqtar në shkallën e parë. Aty bëhet gjyqi. Aty dëgjon pjesë jetësh njerëzore. Aty jepet drejtësia e vërtetë. Më lart bëhet drejtësi sallonesh... Të bën të pasur politika? Ka njerëz që nëpërmjet politikës janë bërë të pasur, pa dyshim. Politika është kontakt me njerëz dhe me interesat e tyre. Politika administro­n interesa dhe shpesh nga kontakti me to, politikani përfiton. Këtu rrëmohet gjithnjë për të gjetur rrënjët e korrupsion­it, por jo gjithmonë ndodh kështu. Politikani në radhë të parë është i detyruar të udhëhiqet nga interesi publik. Te fakti se sa afër këtij interesi është politikani, përcaktohe­t edhe votueshmër­ia e tij nga njerëzit. Për fat të keq, aktualisht në Shqipëri këto gjëra janë ngatërruar keq. Nuk merret më vesh se ku fillon e ku mbaron publikja e privatja tek politikanë­t. Sa më takon, kam pasur dhe kam bindje të thellë se politikan është ai që i shërben publikut. Për fat të keq, nëse shërbimi ndaj publikut nuk "shoqërohet" me ndonjë shërbim ndaj privatit, të bën të papranuesh­ëm mjedisi i sotëm politik. Dhe që t'i vë kapak përgjigjes, nuk jam i pasur dhe as më ndihmoi politika të ndryshoj gjendjen pasurore. Bashkë me Evën kemi punuar gjithnjë në profesion dhe kemi jetuar e jetojmë mirë. Në disa raste përfshirja ime në politikë na ka ndëshkuar.

Çfarë opozite do shohim në parlament?

Opozitën parlamenta­re e përcjell edhe unë ashtu si ju nëpërmjet medias. Pra, nuk jam aktor, por spektator. Unë vetë bëj politikë kritike në media dhe në rrjetet sociale. Megjithatë, kam një konstatim për opozitën dhe një për median. Partitë e opozitës po bëjnë opozitë sipas situatave që provokon qeveria. Deri diku kjo është normale, sepse është vetëm fillimi i legjislatu­rës. Opozitës nuk mund t'i kërkohet alternativ­ë, sepse nuk është se qeveria vetë fitoi si alternativ­ë. Ajo deshi tepsinë dhe e mori. Çdo grupim apo individ që artikulon diçka politike pa dyshim që është më e mirë se tepsia. Sidoqoftë, bashkimi i forcave opozitare është kyç i suksesit opozitar. Tashmë opozita politike është bashkë dhe ky është lajm i mirë. Me gjithë projektet e Ramës për t'i mbajtur partitë e opozitës të përçara, ato janë bashkë. Nga ky bashkim mund të lindë edhe alternativ­a e re politike dhe qeverisëse. Fakt është që qeveria e sotme është kapur në flagrancë në lidhje me krimin. Halli i rilindjes është pastrimi i parave që ka bërë në katërvjeça­rin e parë dhe jo të qeverisë së drejt e me përgjegjsh­mëri. Ndaj, opozita ka një mundësi të artë të ndërtojë një alternativ­ë shumë solide qeverisëse. Së dyti, media nuk mund të mbajë frymën e as të ndalojë kohën duke gjykuar opozitën. Kjo është poshtërsi. Opozita nuk gjykohet më shumë se gjykimi që iu bë në zgjedhje. Opozita nuk qeveris, por kritikon. Dhe nuk mund të kritikohet kritika, se është logjikisht e papranuesh­me. Analistë e medias kanë lënë fare qeverinë që bën gjëma çdo ditë dhe merren me opozitën. Kulmi! Ka një dashakeqës­i të dukshme ndaj opozitës. Për çdo gjë që bën i thonë - s'është kjo opozita; ose - na lodhët,

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania