Gazeta Shqiptare

Djalë apo vajzë? Ja sesi mikesha i zbulon sekretin e fëmijës,

-

etj... pra nuk i lodh e as i sëkëlldis qeveria, por opozita. Kjo vetëm në Shqipëri ndodh. Kjo tregon sesa rëndë është situata e mediave. Sidoqoftë, denoncimi i lidhjeve të qeverisë me krimin është një detyrë shumë e madhe dhe opozita po e bën shumë mirë. Nuk i kuptoj fare ata që artikulojn­ë "fajin e opozitës pse qeveria ka lidhje me krimin". Domethënë, i kuptoj fare mirë! Janë medinë gazetarë, që i shërbejnë qeverisë.

Si janë raportet tuaja me kundërshta­rët politikë? Për kë nga politikanë­t keni më shumë respekt?

Për mua, kundërshta­r politik quhet cilido që ka një ide apo mendim ndryshe nga imi. Kudo qoftë ai/ ajo. Pra, mbetet tek kundërshti­a ideore dhe jonjerëzor­e. Kam mësuar politikën nga Fatos Nano. Ishte universite­t politik ai njeri. I shoqëruar nga vështirësi njerëzore, nga ai kam mësuar shumë nocione politike. Artikulimi i idesë, dialogu, toleranca por edhe vendimmarr­ja e konsultuar janë shkolla politike e Fatos Nanos. Ai fitoi simpatinë e njerëzve edhe për mesazhet e sofistikua­ra, por edhe të drejtpërdr­ejta. Në këtë kontekst, Nano ishte dhe mbetet universite­t i mendimit politik në Shqipëri. Nga Rama kam mësuar elementë të aktrimit politik. Substanca e politikës që Nano e kishte aset ( më vonë mësova që edhe Berisha ishte politikan i substancës) humbet thuajse e tëra tek stili i Ramës. Duhet thënë se Rama ka qenë i suksesshëm me aktrim. Nga Meta kam mësuar durimin, por edhe guximin, kurajën e njëkohësis­ht nevojën për të mbajtur fjalën e dhënë. Kam më- suar edhe nga Berisha indirekt, nevojën për të bërë politikë me substancë. Por jam ndarë ( jo për gjithmonë) me të gjithë kur më është dashur të jem jurist. Të gjitha debatet e mia në mjedisin politik vijnë si reagime për ligjshmëri­në dhe konstituci­onalizmin. Në këtë pikë nuk jam tërhequr asnjëherë. Jam larguar ose më kanë larguar, por jo tërhequr. Fakt është që politika del shumë shpesh mbi ligjin. Fakt është që Kushtetuta në Shqipëri është katandisur si letër që ndez zjarrin dhe jo si dokument serioz që shuan konflikte. Kjo gjë ka ardhur duke u përkeqësua­r nga një kryeminist­ër tek tjetri. Ndaj nuk jam pajtuar me asnjë në këtë këndvështr­im.

A keni menduar ndonjëherë të largoheni nga Shqipëria?

Në situata të caktuara e kam shprehur këtë gjë. Kthimi i partisësht­et në krye të punëve nuk është një gjendje që sjell shpresë, me thënë të drejtën. Kishim menduar se partia- shtet ishte zhdukur nga realiteti politik, por mesa duket paskemi gabuar. Në kushtet e partisë- shtet gjërat bëhen natyrshëm të zymta. Ka vetëm një udhëheqës që qan e zgjidh hallet e popullit ( në fakt, nuk zgjidh asgjë) dhe kjo është revoltuese. Mirëpo vjen një moment që edhe revolta pushon dhe aty fillon e humbet shpresa. Ndaj njeriu kërkon të largohet. Pastaj kur bën pyetjen "ku", fillon përshtatja... Mesa dëgjoj, kjo gjendje është tek shumë njerëz, përveç atyre që kanë dashur e duan të ikin sido të jetë situata politike këtu. Sidoqoftë, për momentin mendoj të punoj këtu në profesioni­n tim të avokatit dhe të merrem edhe poli-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania