Gazeta Shqiptare

Biblioteka Kombëtare pasurohet me 22 njësi dhuratë nga Italia

Botime të panjohura të albanologu­t Antonio Baldacci

-

artikujve studimorë të Baldaccit për Shqipërinë, vjen si finalizim i misionit të Dr. Frisenna- s në krye të Institutit Italian të Kulturës.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite në nder të 150- vjetorit të tij të lindjes, tha se synon jo vetëm të nderojë këtë albanolog të çmuar, por edhe të tërheqë vëmendjen e studiuesve të rinj mbi veprën e tij.

STUDIMET E BALDACCIT

Antonio Baldacci ( 1867- 1950), botanist, gjeograf, i apasionuar pas studimeve etnografik­e, politike dhe social- ekonomike mund të konsideroh­et edhe si albanologu me numrin më të madh të studimeve mbi Shqipërinë. Studimet dhe bot- imet e tij shkencore zënë një vend të rëndësishë­m në fondin e botimeve albanologj­ike. Interesi i tij për Shqipërinë nisi më 1888, ndërkohë që vizita më 1902 në zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi konsideroh­et edhe si misioni i parë shkencor italian në këtë rajon. Gjatë ekspeditav­e të tij Baldacci ia doli të mbledhë mbi 100 mijë ekzemplarë bimësh, disa specie të panjohura më parë dhe që kanë marrë edhe emrin e tij. Puna e tij shkencore dhe publikimet e shumta në revistat më në zë kanë ndikuar edhe në njohjen e Shqipërisë. Janë rreth 250 monografi dhe artikujt shkencor që dëshmojnë veprimtari­në e tij të gjerë akademike. Në fondin albanologj­ik të Bibliotekë­s Kombëtare gjenden rreth 80 vepra studimore si: "Ricordi di un viaggio botanico fra Prevesa e Janina" ( 1893); "Escursione botanica allo scolio di Saseno" ( 1893); "Rivista critica della collezione botanica : fatta nel 1892 in Albania" ( 1894); "Contributo alla conosenza della flora dalmata, montenegri­na, albanese, epirota e greca" ( 1894); artikujt e parë të veprës "Itinerari albanesi : 1892" botuar më 1896; "Crnagora : memorie di un botanico" ( 1897); "Escursione botanica nell'Albania" ( 1897); "Consideraz­ioni preliminar­i sulla fitografia dell'Albania" ( 1898); "Gli Albanesi nel Montenegro" ( 1898); "Contributo alla conosenza della flora del confine montenegri­no- albanese" ( 1900); "Note statistich­e sul vilayet di Scutari : la legge della montagna Albanese" ( 1901); "L' Hinterland de L'Adriatique" ( 1904); "L' Italia nel Mediterran­eo e nell'Adriatico" ( 1903); "L' Elemento latino nell'equilibrio balcanico" ( 1905); "Vallona e L'Acroceraun­ia" ( 1913); "Il Nuovo Stato di Albania" ( 1913); "I Romeni dell' Albania" ( 1914); "Berat e il Tomor" ( 1914); "L' Albania" ( 1916); "Il Console napoleonic­o Pouquevill­e e il centenario della for a albanese" ( 1927); "L' Albania" ( 1929); "Studi speciali albanesi" ( 1932); "L' Orso bruno in Albania" ( 1933); etj.

Ndërkohë në gjuhën shqipe kanë ardhur tre nga veprat e tij më të rëndësishm­e "Rrugëtime shqiptare: 1892- 1902" ( 2006); "Shqipëria e madhe" ( 2006), "Arumunët" ( 2010) si dhe "Tre udhëtime: te arumunët e Shqipërisë" ( 2011).

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Persida Asllani dhe Adriana Frisenna
Në foto: Persida Asllani dhe Adriana Frisenna
 ??  ?? Në foto: Veprat e Baldaccit
Në foto: Veprat e Baldaccit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania