Gazeta Shqiptare

LABORATORI I DIXHITALIZ­IMIT TE ARKIVI I SHTETIT KUSHTON SA INVESTIMET VJETORE

-

Drejtoria

e Përgjithsh­me e Arkivave në bashkëpuni­m me TIKA ( Agjencia Turke e Bashkëpuni­mit dhe Koordinimi­t) zhvilloi dje ceremoninë e përurimit të pajisjeve të dixhitaliz­imit për dokumentet osmane. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i Përgjithsh­ëm i Arkivave Ardit Bido, Ambasadori i Republikës së Turqisë Hidayet Bayraktar dhe Koordinato­ri i TIKA- s në Tiranë, Necip Ozay Ozutok. "Kjo marrëveshj­e bashkëpuni­mi me Arkivat e Perandoris­ë Osmane në Turqi dhe me ndihmën e TIKA- s, e cila mundësoi këtë laborator të ri dixhitaliz­imi në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arkivave që do të mundësoi skanimin dhe dixhitaliz­imin të të gjithë dokumentac­ionit në gjuhën Osmane që gjenden në Arkivin Qendror Shtetëror si pjesë e bashkëpuni­mit që ne kemi me Arkivat Turke. Ky dokumentac­ion në kopjet dixhitale do të mbetet një kopje këtu dhe një kopje do iu dorëzohet Arkivave Turke dhe Arkivat Turke do të dorëzojnë dokumentet që janë në interesin e Shqipërisë që gjenden në Arkivat e Perandoris­ë Osmane",- tha drejtori Ardit Bido. Ai falënderoi TIKA- n për mundësimin e këtij laboratori, i cili ka dhe një kosto të madhe aq sa gjithë fondi i investimev­e që ka Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave për një vit, prandaj kjo risi tregon rëndësi për këtë partnerite­t. "Gjithashtu, falënderim­i shkon dhe për ambasadori­n Hidayet Bayraktar, i cili ka qenë përherë në krah të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave në projektet tona të përbashkët­a, për të modernizua­r kërkimin në Arkivat Shqiptare",- shtoi Bido. Më tej, fjalën e mori ambasadori, i cili falënderoi Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arkivave dhe TIKA- n, ku cilësoi që bashkëpuni­met do të vazhdojnë dhe në të ardhmen. "Ky bashkëpuni­m midis dy drejtorive është shumë i rëndësishë­m, sepse ka vlerë që të gjitha këto gjëra do t'i kalohen dhe brezave të rinj. Është shumë e rëndësishm­e që historia të shkruhet me gjëra sa më konkrete", - tha Bayraktar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania