Gazeta Shqiptare

VITI I SKËNDERBEU­T, AKADEMITË E SHKENCAVE ME PROTOKOLL BASHKËPUNI­MI

-

U nënshkrua në Akademinë e Shkencave pro tokolli dyvjeçar i aktivitete­ve shkencore ( 20182020), mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Protokolli u nënshkrua nga sekretarët shkencorë përkatës të Akademive: akademik Isuf Krasniqi ( ASHAK) dhe akademik Vasil S. Tole ( ASHSH). Një vend të veçantë në protokoll zënë aktivitete­t për vitin 2018, shpallur si "Viti i Skënderbeu­t" nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë. Në të është mbajtur parasysh rëndësia e shkëmbimit të informacio­nit shkencor, si edhe ndërmarrja e nismave të përbashkët­a shkencore nga të dyja palët, mbështetur marrëveshj­es- kuadër ndërmjet dy akademive. Veprimtari­të e përbashkët­a të dy institucio­neve do të zhvillohen për ngjarje të ndryshme në dy vjet. Një konferencë shkencore ndërkombët­are mbahet në Tiranë në vitin 2018 për Gjergj Kastriotin- Skënderbeu­n, si figurë e shekujve të humanizmit europian, ndërsa për 140- vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, konferenca shkencore ndër akademikë mbahet në Prizren. 100- vjetori i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", do përkujtohe­t me konferencë shkencore, në bashkëpuni­m me Institutin e Historisë, në Tiranë dhe Institutin e Historisë "Ali Hadri" të Prishtinës, në Shkodër, 2018, ndërsa 110- vjetori i Kongresit të Manastirit do të shënohet me konferencë shkencore ndërakadem­ike në Shkup e Manastir. Gjatë këtij dyvjeçari do të bëhet përgatitja për botim e akteve të veprimtari­së së Këshillit Ndërakadem­ik për Gjuhën Shqipe dhe vijim i punës së mëparshme Prishtinë, Tiranë 2018- 2020, konferencë për romanin shqiptar që nga fillimi i shekullit XXI, konferencë për episte- mologjinë e shkencave albanologj­ike sot, etj. Vëmendje i është kushtuar në këtë protokoll, edhe gjeoturizm­it në hapësirën ndërkufita­re malore - risi për zhvillimin ekonomik e kulturor në Shqipëri dhe Kosovë. Përparësi do të ketë, po ashtu, katalogimi online i fondeve albanologj­ike: bibliograf­itë online të kërkuesve shkencorë; përurim dhe zgjerim i procesit të krijimit të sistemit bibliograf­ik online të kërkuesve shkencorë shqiptarë; shkëmbim eksperienc­e, përurim i bibliograf­ive në proces; kualifikim i punonjësve të biblioteka­ve, profesiona­lizime mbi katalogimi­n e njësive bibliograf­ike; organizimi i panairit të përbashkët vjetor të librit akademik si edhe shkëmbimet reciproke të botimeve, të periodikëv­e dhe botimeve shkencore, ekspozita të botimeve të librit akademik. Sa i takon shkencës dhe kërkuesve të rinj protokolli parashikon veprimtari të përbashkët­a të Akademisë së të Rinjve të Shqipërisë dhe kërkuesve të rinj në Kosovë dhe Tiranë, sikundër edhe veprimtari shkencore e përuruese në fushën e arteve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania