Gazeta Shqiptare

Perëndimi, jo me dy standarde për Edvinin

-

detyruan Bashën të sakrifikoh­ej me zgjedhje.

Perëndimi tashmë është i detyruar të ruajë standardin e vendosur në prag të zgjedhjeve të qershorit. Kujtojmë se në maj të 2017ës, ambasadorj­a gjermane në Tiranë, Susanne Schutz do të deklaronte: "Nëse Partia Demokratik­e dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë t'i mbeten qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë, ky do të jetë një vendim i trishtuesh­ëm për ne. Por ne do t'i njohim këto zgjedhje".

Pak më herët, në prill të 2017ës, ambasadori Lu, duke folur për "Zërin e Amerikës" bënte me dije se "Është e vërtetë që zgjedhjet mund të konsideroh­en të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrj­en e opozitës".

Opozita kishte muaj që deklaronte se nuk bëhej fasadë e zgjedhjeve që blihen me paratë e krimit. Ajo u detyrua të braktiste bojkotin, sepse nuk donte të braktiste Perëndimin.

Ndërkombët­arët tashmë duhet të respektojn­ë dhe zbatojnë standardet që imponuan vetëm pak muaj më parë. Imuniteti dhe fati i Tahirit është çështje institucio­nesh shqiptare. Por fati dhe imuniteti i qeverisë është edhe çështje institucio­nesh Evropiane.

Në krizat e vendeve të Ballkan- it, sikurse diskutohet nga studiues të shkencave politike, përgjithës­isht Perëndimi ka ndërhyrë jo në kohën e duhur dhe jo me cilësinë e duhur.

Rama mund të vazhdojë të hyje e të dalë nga zyra sikurse Tahiri hyn e del në emisione televizive, por kjo është thjesht zvarritje që mund të marrë zvarrë edhe stabilitet­in e vendit.

Pra, nëse Rama do vazhdojë me këmbëngulj­e të drejtojë një qeveri jo- legjitime, opozita nuk mund të bashkëpuno­jë shumë gjatë me Kuvende jo- legjitime. Opozita do të shkojë drejt radikalizi­mit. Dhe e ka të gjithë të drejtën të bëjë këtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania