Gazeta Shqiptare

Tare bën ‘ rezonancën’ e Lacios: Inzagi është ende një trajner i ri

Ish- lojtari i Kombëtares deklaron se nuk afron kurrë në ekip lojtarë që nuk përshtaten me grupin Drejtori Sportiv është i kënaqur me performanc­ën

-

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare së fundmi ka dhënë një intervistë për "Corriere di Bologna", ku ka folur për skuadrën bardhekalt­ër, duke rrëfyer edhe disa nga sekretet e punës së tij. Fillimisht ai komentuar zgjedhjen e Simone Inzaghit në krye të ekipit. "Kush e donte atë në stol? Çdo gjë te Lacio është e ndarë dhe çdo gjë te Lacio kalon përmes presidenti­t. Gjithmonë kam menduar se ai ka kualitete të mëdha. Simeone është shumë i zoti, por është ende i ri, dhe futbolli ka uljet dhe ngritjet e veta. Ai i kam dhënë futbollist­ë të mirë? Gjithmonë përpiqem që t'i bëj gjërat me logjikë, zgjedh futbollist­ë që mund të bëjnë mirë në futbollin e sotëm. Vlerësoj si karakterin, ashtu edhe karakteris­tikat e tyre në fushë. Për të ndërtuar një skuadër nuk duhet të harrosh disa gjëra. Këdo që marrim duhet ta integrojmë me të tjerët, sepse grupi është para çdo gjëje. Dhe njëkohësis­ht e rëndësishm­e është edhe se si sillemi me të", ka thënë Igli Tare, duke demonstrua­r se pas suksesit të tij qëndron puna e madhe e bërë kryesisht për të mbajtur grupin e bashkuar.

Igli Tare vlerësohet në Itali nga mediat, si drejtoi sportiv më i mirë. Tare ka arratur që të marrë lojtarë me çmime të ulëta dhe t'i shesë ata me shifra të bujshme. Por, përveç përfitimev­e monetare, "biondi" ka arritur që të krijojë një Lacio shumë të fortë dhe pretendent­e. Igli Tare e nisi karrierën si futbollist me ekipin e Partizanit, ku shkëlqeu që në moshë të re dhe menjëherë kaloi në Gjermani. Pas dy sezonesh me Vandolf Manheim dhe Ludvigshaf­en, Tare siguron një kontratë të mirë me Kalrsruhen, një nga ekipet më me traditë në Gjermani. Katër sezone të ndara mes Fortuna Dyseldorfi­t dhe Kaizerslau­ternit dhe më pas kalimi në Itali. Te Breshia "gjiganti i mirë" bëhet pikë referimi, ku shndërrohe­t në partnerin fiks e një legjende si Roberto Baxho. 15 gola në Lombardi për Taren në dy sezone, por asiste pa fund për

Baxhon, që arriti të fitonte dhe "Këpucën e Artë" në edicionin 2001- 2002. Te Bolonja, Tare do të zëvendësoj­ë Hulio Rikardo Kruzin dhe do ta mbyllë karrierën te Lacio në vitin 2008 dhe menjëherë u bë team- manager i ekipit për t'u emëruar drejtor sportiv një sezon më pas, rol të cilin e mbulon edhe sot.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania