Gazeta Shqiptare

Kushëriri ekzekuton me kallash burrë dhe grua për një mur

Humbi gjyqin për pronën, Apostol Kosta: Do e zgjidh në mënyrën time. Hodhi granatë në shtëpinë e viktimave 73- vjeçari qëlloi në banesë muzikantin e mësuesen, tentoi vetëvrasje­n

- Brikena Metaj

Konflikti për një mur ndarës mes banesave të dy familjeve ka shkaktuar tragjedi në qytetin e Gjirokastr­ës. Burrë e grua janë ekzekutuar me breshëri kallashnik­ovi nga kushëriri dhe njëkohësis­ht fqinji i tyre, Apostol Kosta. 73vjeçari ka pritur sapo çifti ka hapur dyert e banesës dhe krejt gjakftohtë ka qëlluar për vdekje 66- vjeçarin Aleko Kosta, muzikant i njohur në këtë qytet dhe bashkëshor­ten 49- vjeçare të këtij të fundit, Afërdita Kosta, me profesion mësuese. Më pas, autori i vrasjes ka tentuar të kryejë vetëvrasje, por ka mbetur i plagosur. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastr­ës bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07: 25 në vendin e quajtur "Sokaku i të Marrëve", në lagjen Palorto. Krismat e armës kanë alarmuar banorët e qytetit muze dhe policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprapra­ke, hetuesit e çështjes pohuan se ngjarja ka marrë shkas nga një konflikt pronësie. Mësohet se të hënën, gjykata e Gjirokastr­ës u kishte dhënë të drejtë çiftit Kosta. Ndërkaq, mësohet se ngjarja mund të kishte pasoja edhe më tragjike, pasi mësohet se fillimisht 73vjeçari Apostol Kosta kishte tentuar t'i vriste me granatë, duke e hedhur në banesën e çiftit. E ndërsa, granata nuk ka shpërthyer, i moshuari ka marrë kallashin dhe i ka qëlluar duke i lënë të vdekur në vend.

NGJARJA

Tronditet Gjirokastr­a. Të shtënat me armë zjarri në lagjen "Palorto", shumë pranë shtëpisë muze të shkrimtari­t të njohur Ismail

Kadare kanë terrorizua­r banorët e këtij qyteti. Pas krismave të armëve, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarj­e ku kanë konstatuar se shtetasi Apostol Kosta ishte konfliktua­r dhe kishte vrarë me

armë zjarri kushëririn e tij, Aleko Kosta dhe gruan e këtij të fundit. Gjithashtu, blutë thanë se autori i vrasjes së dyfishtë, pasi është siguruar që i ka vrarë bashkëshor­tët, ka tentuar t'i japë fund dhe jetës së tij, por ka

mbetur i plagosur rëndë ( ka marrë një plumb në nofull dhe është shpërfytyr­uar). 73vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastr­ës ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mjekët e këtij spitali pohuan se ai Prej vitesh Aleko Kosta ishte në konflikt pronësie me kushëririn e tij Apostolin. Të të dy sorollates­hin gjyqeve për të ndarë se kujt i përkisnin 4 m tokë që ndante banesat e tyre, e mbi të cilën ishte ngritur një mur rrethues. Ndërtimi i shkallëve nga ana e muzikantit të njohur në Gjirokastë­r, ishte konsiderua­r si diçka e padrejtë nga djali i xhaxhait të tij e që nga ai moment s'kishin gjetur më paqe. Ndërkaq, pak ditë më parë, gjykata kishte vendosur në favor të dy viktimave.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë
Vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë
 ??  ?? Viktima Aleko Kosta
Viktima Aleko Kosta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania