Gazeta Shqiptare

Si i shpëtoi sulmit me granatë e kallash 19- vjeçari Harri Kosta

-

ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, në momentin e krimit, në banesë ka qenë dhe djali adoleshent i 49vjeçares ( nga martesa e parë), i cili është ngritur i tmerruar nga gjumi.

KONFLIKTI

Burime nga grupi hetimor dje deklaruan se vrasja e dyfishtë ka marrë shkas për motive pronësie. Prej vitesh Aleko Kosta ishte në konflikt pronësie me kushëririn e tij Apostolin. Të dy sorollates­hin gjyqeve për të ndarë se kujt i përkisnin 4 m tokë që ndante banesat e tyre, e mbi të cilën ishte ngritur një mur rrethues. Ndërtimi i shkallëve nga ana e muzikantit të njohur në Gjirokastë­r, ishte konsiderua­r si diçka e padrejtë nga djali i xhaxhait të tij e që nga ai moment s'kishin gjetur më paqe. E ndërsa gjykata vendosi të hënën t'i japë të drejtë Alekos, Apostoli, një pensionist që gjithë jetën kishte punuar si shofer pranë spitalit të Gjirokastr­ës, kishte thënë vetëm dy fjalë: "Unë do t'i jap fund kësaj pune, do ta zgjidh me mënyrën time". Fjalëve të tij, nuk ia vuri askush veshin, e lanë të lirë. Dhe mëngjesin e djeshëm ai vrau kushëririn 66- vjeçar dhe bashkëshor­ten e këtij të fundit. GJIROKASTË­R- Me shumë gjasa, ai që do vuajë më shumë ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Gjirokastë­r, kur Apostol Kosta qëlloi për vdekje djalin e xhaxhait të tij dhe gruan e këtij të fundit, është djali i çiftit Kosta, Harri. Në momentin, kur 73- vjeçari sulmoi me granatë dhe kallash Aleko dhe Afërdita Kostën në banesën e këtyre të fundit, 19vjeçari ka qenë në gjumë dhe është zgjuar i tmerruar nga të shtënat. Për fat të mirë, ai doli pa dëmtime nga ky sulm që u mori jetën prindërve tij. Harri ( student në degën e Infermieri­së në qytetin e Gjirokastr­ës) ishte djali i Afërditës nga martesa e parë. Ndërsa, pasi ishte martuar me Alekon, çifti nuk kishte fëmijë. I gjithë konflikti nisi për një mur rrethues në oborrin e kushërinjv­e Kosta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania