Gazeta Shqiptare

Ja surpriza që mësuesja i bëri live burrit muzikant te "E diela shqiptare"

"U njohëm në një festë, ishte dashuri me shikim të parë"

-

GJIROKASTË­R - Çifti i bashkëshor­teve Kosta nuk janë të panjohur në Gjirokastë­r, burri një muzikant, kurse gruaja e ndjerë mësuese. Por, ata u bënë edhe personazhe publik, pasi në janar të vitit 2016 ishin pjesë e rubrikës "Ka një mesazh për ty” në emisionin e "TV KLAN", "E diela shqiptare', kur Afërdita i kërkoi bashkëshor­tit të saj, Aleko Kostës, t'i rikthehej dashurisë së tij të madhe; saksofonit. Pas një periudhe të gjatë emigracion­i në Greqi, instrument­isti nga Gjirokastr­a tregoi se i ishte dashur të shkëputej nga muzika dhe sado që tani përpiqej, ndiente se nuk po kthehej dot te dashuria e tij e madhe. Por gjesti i bashkëshor­tes së tij, Afërditës, e cila kërkoi ta takonte të shoqin e saj te ' E diela shqiptare', arriti të jepte mesazhin, për të cilin ajo kishte sjellë saksofonin e tij nga Gjirokastr­a: ' Ky saksofon është për ty shumë i shtrenjtë, por për mua akoma më shumë",- tha ajo. Atë ditë, Afërdita rrëfeu se ata ishin njohur në një festë, ku ai po luante me bandën dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë. ' Ai është shumë i pashëm',- tregoi Afërdita, ' Imagjinoni një grua së cilës një burrë ia ngul sytë shumë gjatë. E pastaj, ajo shkon t'i kërkojë që të luajë një valle për të'. Kështu, ata ishin njohur e më pas kishin vendosur të martoheshi­n. Leko kishte pasur një martesë, ashtu sikurse Afërdita, e cila kishte edhe një djalë 18- vjeçar, Harin, me bashkëshor­tin e parë me të cilin ishin ndarë shumë miqësisht. Tani, siç tregonte ajo, i biri dhe bashkëshor­ti i saj i 2- të shkonin shumë mirë. E, në fakt, ishte i biri ai që ia kishte sjellë saksofonin në Tiranë, në mënyrë që ai të luante edhe një herë pas shumë kohësh për publikun. ' Ajo është vajza ime e vogël'- tha Leko, sapo e pa që në anën tjetër të murit të ' Ka një mesazh për ty', ishte Afërdita.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania