Gazeta Shqiptare

Vrasja e dyfishtë, Engjëll Seriani: Ja takimi i fundit me mikut tim, Kosta

"Jemi të tronditur, është hera e parë që në Gjirokastë­r ndodh një vrasje për prona" "E gjeta te kafja e artistëve, folëm për muzikën"

-

Vrasja e bashkëshor­t ëve Aleko dhe Afërd ita Kosta jo vetëm ka tronditur, por edhe ka habitur tejet banorët e qytetit të Gjirokastr­ës. Sipas tyre, është hera e parë që në këtë qytet, një konflikt për çështje pronësie të arrijë deri në vrasje. Në lidhje me krimin e dyfishtë kanë reaguar edhe gazetarë të qytetit të Gjirokastr­ës, të cilët i njihnin nga afër dy viktimat. "Jam shumë i prekur dhe ngela pa frymë kur e dëgjova për ngjarjen tragjike. Akoma s'e besoj që miku im Aleko nuk është më". Kështu tha dje gazetari i njohur, Engjëll Seriani, i cili vetëm tri ditë më parë ishte takuar me Aleko Kostën, i cili ishte pjesë e bandës muzikore të Bashkisë së Gjirokastr­ës. Seriani deklaroi se dy viktimat ishin njerëz të mirë, të qetë e të respektuar në të gjithë qytetin. Ndërkohë, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Egjëll Seriani tregoi me detaje takimin e fundit me mikun e tij muzikant, ndërsa u shpreh se ngjarja e rëndë i ka befasuar të gjithë. Kjo për faktin se ky qytet njihet për qytetari. "Në Gjirokastë­r ka shumë konflikte pronësie dhe gjyqe pronësie, por asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur që ato të degjeneroj­në në ekstremite­t. Ka ndodhur që palët në konflikt të jenë sharë apo rrahur, por jo deri në vrasje, siç ndodhi në rastin e bashkëshor­tëve Aleko dhe Afërdita Kosta. Më vjen shumë keq për këtë që ndodhi", tha gazetari Seriani.

Si u njohët me lajmin tragjik për vrasjen e bashkëshor­tëve Kosta?

Vrasjen e mikut tim të shtrenjtë, Aleko dhe bashkëshor­tes së tij, Afërdita e dëgjova në media. Në orët e para të mëngjesit dëgjova për largimin nga jeta të muzikantit dhe mikut tim të fëmijërisë njëkohësis­ht.

Si e pritët lajmin, ishit në dijeni të konfliktit të të ndjerit me kushëririn e tij?

Është një ngjarje shokuese, jam shumë i prekur, akoma s'e besoj që miku im Aleko nuk është më. Ngela pa frymë kur e dëgjova lajmin. Nuk kam njohje për konfliktin, por sido që të ketë qenë, nuk meritonin një fund të tillë. Për më tepër mesa u tha edhe publikisht, konflikti ishte brenda familjes.

Kur e keni njohur muzikantin Kosta e si mund t'i përshkruan­i dy bashkëshor­tët?

E njihja që në fëmijëri, kemi qenë në një lagje. Kam shumë kujtime me të ndjerin Aleko, i cili do të mbetet një 49- vjeçarja Afërdita Kosta ishte mësuese filloreje, nënë e një djali 19- vjeçar ( nga martesa e parë), i cili ndodhej në shtëpi kur ndodhi ngjarja e rëndë. Ajo kishte rreth 5 vjet martesë me 66- vjeçarin Aleko Kosta, artist i njohur në qytetin e Gjirokastr­ës dhe me një eksperienc­ë 30vjeçare në muzikë. Ai ka qenë pjesë e një zinxhiri të gjatë aktivitete­sh simfonike, gjithashtu, ishte pjesë e bandës muzikore të bashkisë së Gjirokastr­ës.

mik i pazëvendës­ueshëm. Dy viktimat ishin njerëz të mirë, të qetë e të respektuar në të gjithë qytetin. Aleko ishte një muzikant me emër, ndërsa bashkëshor­tja e tij ishte mësuese shumë e përkushtua­r në profesioni­n e saj.

Si u njoh Aleko me bashkëshor­ten e tij Afërdita?

Aleko u kthye nga emigracion­i para 5- 6 vitesh. Në këtë periudhë ai njohu zonjën Afërdita dhe të dy së bashku rigjetën jetën bashkëshor­tore. Ata gëzonin respekt dhe admirim nga të gjithë.

Prej sa kohësh e ushtronte këtë profesion miku juaj, Aleko Kosta?

Për Alekon mund të them se ishte një artist shumë i njohur dhe me një eksperienc­ë 30- vjeçare në muzikë. Ai ka qenë pjesë e një zinxhiri të gjatë aktivitete­sh simfonike, gjithashtu ishte pjesë e bandës muzikore të Bashkisë së Gjirokastr­ës.

Kur ka qenë takimi juaj i fundit me të ndjerin?

Para 4 ditësh e takova mikun tim të shtrenjtë në një lokal afër kinoteatri­t në Gjirokastë­r, vend i cili konsideroh­et si kafja e artistëve. E gjeje shumë shpesh në atë lokal. Në bisedën e fundit që ndava me të, Aleko më foli me përkushtim dhe pasion për profesioni­n e tij.

Si e pritën gjirokastr­itët ngjarjen e rëndë?

Vrasja e dy bashkëshor­tëve i ka befasuar të gjithë qytetarët. Sipas tyre, është hera e parë që në këtë qytet, një konflikt për çështje pronësie të arrijë deri në vrasje. Kjo për faktin se ky qytet njihet për qytetari.

A ka pasur më përpara në qytetin tuaj konflikte të kësaj natyre?

Në Gjirokastë­r ka shumë konflikte pronësie dhe gjyqe pronësie, por asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur që ato të degjeneroj­në në ekstremite­t. Ka ndodhur që palët në konflikt të jenë sharë apo rrahur, por jo deri në vrasje, siç ndodhi në rastin e bashkëshor­tëve Aleko dhe Afërdita Kosta. Më vjen shumë keq për këtë që ndodhi, jam shumë i prekur. Kjo është një humbje e pazëvendës­ueshme për familjarët dhe miqtë e tij.

Vrasja e dy bashkëshor­tëve i ka befasuar të gjithë qytetarët. Sipas tyre, është hera e parë që në këtë qytet, një konflikt për çështje pronësie të arrijë deri në vrasje. Kjo për faktin se ky qytet njihet për qytetari.

 ??  ??
 ??  ?? Gazetari Engjëll Serjani me muzikantin Aleko Kosta
Gazetari Engjëll Serjani me muzikantin Aleko Kosta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania