Gazeta Shqiptare

"Tahiri", Basha: Darka luksoze e dy deputetëve të PS, qeveria ka vdekur

"Qeveri mafioze", protesta e veçantë e demokratëv­e në Kuvend, i bashkohet edhe LSI Berisha: Rama shiti dëshmitari­n e mbrojtur 8

- Valentina Madani

Deputetët e PD- së zg jodhën dje një formë të veçantë për të protestuar në sallën e Kuvendit për arrestimin ose jo të ishministr­it Tahiri. Në momentin kur deputeti i PS, Tahiri mbajti një fjalë të shkurtër, ata ngritën parullat ku shkruhej, "Qeveri e krimit", "Qeveri mafioze". Teksa deputetët e opozitës po akuzonin kryeminist­rin Rama për mbrojtje të krimit, pasi rrëzoi kërkesën e prokuroris­ë për heqjen e imunitetit të Tahirit, duke përfituar nga mungesa e kryeminist­rit i kanë lënë një pankartë Ramës te vendi i tij "Qeveri mafioze". Edhe LSI i është bashkuar protestës së PD në Kuvend me pankarta në duar kundër qeverisë. Në tavolinat e tyre, deputetët e LSI mbanin pankartat "Kundër krimit", "Jo drogës", "Kundër drogës". Pas rrëzimit të kërkesës së prokuroris­ë nga shumica për arrestimin e Tahirit, kreu i PD- së Lulzim Basha akuzoi Kryeminist­rin Rama si mbrojtës të krimit. Basha u shpreh se është hera e parë në historinë e pluralizmi­t politik në Shqipëri që rrëzohet kërkesa e prokuroris­ë për t'i hequr mandatin një deputeti. Ai përmendi se kur deputetët socialistë të Këshillit të Mandateve vendosën për të mos i hequr imunitetin Tahirit, darkuan në luks. "Kuvendi vendosi një rekord të zi, hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e prokuroris­ë për heqjen e imunitetit. 24 deputetëve Kuvendi u ka hequr imunitetin, të majtë dhe të djathtë, në pushtet dhe në opozitë, për akuza të rënda, të lehta dhe qesharake. Por, arsyeja ka qenë e thjeshtë, me të mirat dhe të "Kuvendi vendosi një rekord të zi, hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e prokuroris­ë për heqjen e imunitetit. 24 deputetëve Kuvendi u ka hequr imunitetin, të majtë dhe të djathtë, në pushtet dhe në opozitë, për akuza të rënda, të lehta dhe qesharake”, - tha Basha. Deputeti i PD- së, Flamur Noka bëri thirrje për revolucion popullor për të shporrur organizata­t kriminale: "Ky parlament demonstroi se është parlamenti i turpit. Sot ky parlament demonstroi se është parlamenti i drogës, sot në këtë parlament si në asnjë vend të botës u bë avokaturë ndaj krimit dhe drogës".

 ??  ?? Opozita dje në seancën parlamenta­re
Opozita dje në seancën parlamenta­re
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania