Gazeta Shqiptare

Imuniteti, Tahiri: Nuk pres ta gjej të drejtën në parlament

-

Ish-

ministri i Brendshëm dhe deputeti i PS- së, Saimir Tahiri, deklaroi dje se mirëpret çdo vendim të parlamenti­t lidhur me imunitetin e tij dhe kërkesën e prokuroris­ë për arrestim, si të dyshuar për përfshirje në trafik droge dhe korrupsion­in e zyrtarëve të lartë. "Këtu janë betuar shumë për pafajësi, kështu që unë do jua kursej çdo fjalë timen

këqijat e tij, kanë respektuar parimin e i takon drejtësisë që të vendosë. Atë ditë kur deputetët socialistë votuan për mbrojtjen e Tahirit, dy miqtë e mi të huaj darkuan në një nga lokalet më luksoze të Tiranës. Për çudinë e tyre, por jo të timen, dy tavolina të vetme të zëna të lokalit kishin në krye so- lidhur me këtë. Jam shumë i bindur se askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë aq më pak. E mbi të

cialistë, njëri pinte puro të shtrenjta kubane dhe tjetri me verë që kushton me shtrenjtë se rroga minimale. Dy deputetë rrogtarë që nuk e kishin parë këtë luks, sot jetojnë si sheikë, kjo është e vërteta e shtetit tënd. Sot me këtë votë keni mbrojtur veten tuaj, e kthyet trëndafili­n e partisë në lule të hashash- gjitha, unë nuk pres ta gjej të drejtën dhe të vërtetën time këtu në sallën e parlamenti­t, por aty ku më takon, para drejtësinë dhe të gjithë qytetarëve. Kështu që e mirëpres çdo vendim tuajin, cilido qoftë ai, rruga për të gjetur drejtësinë nuk ndalet dot", tha Tahiri. Ndërkohë që Tahiri fliste në Kuvend, deputetët e opozitës hapën pankarta me mbishkrime­t "Qeveri mafioze", "Qeveri e krimit", "Qeveri e drogës" etj.

it. Kjo qeveri ka rënë, është e vdekur", deklaroi z. Basha. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se ka tradhtuar dëshmitare­n e mbrojtur të prokuroris­ë në çështjen e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Lidhur me rrjedhjen e emrit të oficeres së policisë, e cila është para-

qitur si dëshmitare kundër Tahirit, Berisha tha se pas kësaj "qëndron vetëm një emër, Edvin Kristaq Habilaj, i cili pasi mori foton nga Blendi Habilaj, shkoi me vrap në zyrën e Fatmir Xhafajt dhe atje identifiku­an personin, tradhtuan, duke shkelur sekretin më të rëndë shtetëror". Kryetari i Parlamenti­t, Garmoz Ruçi i ndërpreu fjalën Berishës, me argumentim­in se nuk është procedurë: "Të lutem ke ndërhyrë në mes të seancës, fjalën e ka Ulsi Manja". Më herët në një postim në rrjetet sociale, Berisha i bëri thirrje Prokuroris­ë së Përgjithsh­me që të nisë me urgjencë hetimin për Edi Ramën, që sipas ish- kryeminist­rit "tradhtoi dhe shiti dëshmitare­n e mbrojtur dhe të gjithë ata që janë të implikuar në këtë krim të shëmtuar". Ndërsa, jashtë sallës së

Kuvendit, në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Berisha tha se Kuvendi është pushtuar nga Habilajt. "Parlamenti sot është i pushtuar fund e krye nga Habilajt. Një bandë që ka trafikuar me makinën e ministrit të Brendshëm dhe mjete të tjera 30 tonë drogë në Itali ka nënshtruar totalisht dhe shndërruar në narko- mazhorancë Ramën e deputetët e PS. Nuk ka në historinë e këtij parlamenti ditë më të turpshme. Kjo është dita e turpit kombëtar të këtij parlamenti". Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj lexoi relacionin e opozitës, duke numëruar të gjitha arsyet se përse Kuvendi duhet të vendosë për heqjen e imunitetit të ish- ministrit Saimir Tahiri dhe të pranohet kërkesa e prokuroris­ë për arrestimin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania