Gazeta Shqiptare

Tahiri nuk arrestohet, maxhoranca "rrëzon" prokurorin­ë në Kuvend

Negociatat para votimit, paralajmër­imi i Ramës për opozitën: Do e paguani Si votuan deputetët, PDIU bashkon votat me PS

- Valentina Madani

Kuvendi votoi dje kundër kërkesës së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për dhënien e autorizimi­t për arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Raporti i maxhorancë­s, që autorizon vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës, por jo arrestimin e Tahirit, pasi sipas tyre prokuroria nuk ka prova të mjaftueshm­e për arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, u votua me 75 vota pro dhe 60 vota kundër. Në seancë në momentin e votimit për imunitetin e Tahirit, nuk ishin vetë ish- ministri Tahiri, Tom Doshi, Vangjel Tavo, Agron Çela dhe ministri Fatmir Xhafaj. Nga 75 vota, 72 vota ishin të PS, ( ka 74 mandate po mungon Tahiri dhe Xhafaj) dhe tri vota të PDIU bëjnë 75 votat. Ndërsa kundër ishte gjithë opozita përveç Tavos, Çelës dhe Doshit, që munguan. Para votimit deputetët socialistë u shfaqën të tensionuar ndërkohë që Edi Rama dhe Lulzim Basha u panë shpesh të bënin telefonata. Raporti i opozitës, i cili kërkonte heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, pasi sipas saj ekzistojnë fakte të besueshme për përfshirje­n e Saimir Tahirit në trafik droge, si dhe veprën penale korrupsion i zyrtarëve të lartë, u rrëzua pas votimit me 60 vota pro dhe 75 vota kundër. Deputetët e Partisë Demokratik­e u larguan nga salla e Kuvendit pas fjalës së kryetarit Lulzim Basha dhe në momentin që mori fjalën kryeminist­ri Edi Rama. Rama paralajmër­oi deputetët e opozitës se do ta pësojnë keq e më keq, duke menduar se po i bëjnë për budallenj shqiptarët. Sipas të parit të qeverisë, kjo derexhe është fatura që do të marrin opozitarët nga shqiptarët, pasi i kanë bërë këta të fundit për budallenj disa herë me radhë. "Për këtë,- shtoi Rama teksa iu drejtohej deputetëve të PD,do paguani përsëri, do paguani dhe më keq, me kamatëvone­së shumë të lartë për sjelljen, veprimet dhe fjalët e ulëta për Shqipërinë, njerëzit e drejtësinë". "O Selman i vëllait, kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që u zu i njëjti hall. As kam kë qaj, as kam si ju qaj, për hir të të vërtetës, përveçse duke ju thënë këtu në sy diçka që ua kam thënë edhe më parë e që natyrisht vlen të përsëritet për ata që na dëg- jojnë: Kush i bën shqiptarët për budallenj në fund e ha! Mos vazhdoni t'i bëni shqiptarët për budallenj, se keq e më keq do shkoni dhe keq e më keq do paguani. Kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë, gabon dhe në fund fare paguan. Keni gabuar më parë e keni gabuar edhe më vonë. Keq e më keq keni paguar",- deklaroi z. Rama. Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, paralajmër­oi deputetët e PD në lidhje me bojkotin e komisionev­e parlamenta­re. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se bojkoti është një vendim i lehtë kur e merr, por i vështirë kur e ndërpret. Në lidhje me këtë, deputeti socialist iu kujtoi deputetëve opozitarë herën e fundit të bojkotit, duke thënë se i shpëtuan ata, por këtë radhë nuk do ta bëjnë më. "Së pari, z. Spaho, ju përgëzoj për sjelljen decente tuajën në këtë sallë, sot. Shpresoj që bojkotin e nisur të hënë e të martë ta ndërprisni, sepse besoj që nga dy bojkotet e tjera që keni marrë, keni mësuar që bojkoti është zgjidhja më e lehtë kur e merr dhe më e vështira për ta ndërprerë. Herën e fundit ju shpëtuam ne nga bojkoti. Të jeni të sigurt që nëse ikni kësaj radhe, nuk ju shpëtojmë dot më nga asnjë lloj bojkoti që mund të bëni",- theksoi z. Balla. I menjëhersh­ëm ishte reagimi i demokratit Edmond Spaho, i cili tha se ndjehet trishtuesh­ëm, pasi në këtë seancë u vërtetua se kjo është qeveria e krimit. "Sot ndjehem shumë i trishtuar, sepse në këtë seancë u vërtetua se kjo është qeveria e krimit. Sot ju dha goditja më e rëndë reformës në drejtësi dhe se Rama e do atë për të luftuar kundërshta­rët, për të mbrojtur kriminelët. Kjo tregon ku është katandisur Shqipëria",- tha Spaho.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania