Gazeta Shqiptare

Rama fyen gazetarët: Jeni për të qarë hallin, pyetje idiote

Kryeminist­ri përplaset me reporterët, pas tensionit në sallën e Kuvendit Reagimi: Nuk kam fyer askënd, dhashë opinionin tim

-

Kryeminist­ri Edi Rama sulmoi dje ashpër gazetarët që e ndjekin atë në aktiviteti­n e përditshëm në parlament apo qeveri. Pas një seance të tensionuar, ku u votua dje për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri dhe dhënien e lejes prokuroris­ë ta hetojë, Rama duket se këtë tension ua kaloi reporterëv­e para sallës së seancave plenare. Sapo njëri prej tyre i bëri pyetjen se për pafajësinë apo jo të Saimir Tahirit duhet të vendoste gjykata, kryeminist­ri iu përgjigj ashpër dhe duke e fyer: "Para se të bësh një pyetje kaq pa vend, shko e lexo dhe shko kupto se cili është roli i Kuvendit. E kuptoni që pyetjet tuaja burojnë nga padituria, s'është ndonjë problem të jesh i paditur, se s'keni për detyrë të dini gjëra që s'janë pjesë e formimit tuaj, por duhet të lexoni se kjo nuk është shkencë". Më tej, ndërsa gazetarja e pyeti se çfarë komenti kishte për deklaratën e Bashës për dy deputetë socialistë që kanë ngrënë darka luksi, Rama iu përgjigj: "Jeni për të qarë hallin". Reagimit të gazetarit se ai duhet t'u kthejë përgjigje pyetjeve të tyre, Rama i tha: "Është detyra ime t'ju përgjigjem si ma do… e bardha zemër. Ju s'keni të drejtë të më kufizoni. Duhet të kuptoni se roli juaj nuk është për të amplifikua­r thashethem­et". E sërish, ndërsa u pyet nga gazetari se përse zgjodhi t'i ofendonte, kryeminist­ri i tha: "S'po ju ofendoj fare se ju ulni e ngrini këdo si ju teket dhe kujtoni se askush s'ka të drejtë t'ju thotë që jeni pjesë e një kazani të madh, pjesë e problemit të Shqipërisë. Ju duhet t'i thërrisni mendjes, të lexoni dhe të kuptoni, ju këtu dhe ata atje që ju paguajnë juve". Një tjetër pyetje e bërë për kryeminist­rin ishte ajo për ndryshimet në Kushtetutë për imunitetin. "Kjo është një pyetje idiote dhe përgjigja ime për këtë pyetje idiote është që ne kemi Kushtetutë­n tonë", tha Rama, duke vijuar me fyerje. Pasi e kanë dëgjuar dhe kanë replikuar, gazetarët tërhoqën mikrofonat, duke u larguar para se të përfundont­e kryeminist­ri e duke e ndërprerë ata të parët komunikimi­n me kreun e qeverisë dje.

REAGIMI

Kreu i qeverisë nuk u tërhoq nga pozicioni i tij, edhe pas kritikave që mori për këtë sjellje nga politikanë të opozitës dhe gazetarë. Në një status në rrjetin social, ai shkroi mbrëmë se nuk ka bërë asnjë ofendim, thjesht ka shprehur një opinion. "Fare! Nuk kam fyer askënd. Thjesht kam dhënë opinionin tim, për çka ata kanë bërë gjatë gjithë këtyre ditëve duke e dezinformu­ar pub- "Sipas meje, ka vetëm një mënyrë për t'u ' hakmarrë' ndaj qeverive arrogante dhe të korruptuar­a. Të informosh çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë për të vërtetat përvëluese, që i nxjerrin ato zbuluar", - u sugjeroi dje Patozi gazetarëve, duke e cilësuar ngjarjen dje si një shfaqje të shëmtuar.

 ??  ?? Seanca e djeshme parlamenta­re
Seanca e djeshme parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania