Gazeta Shqiptare

"Tahiri", Hoyt Yee: Askush mbi ligjin, qeveria të japë shembull

Zv. ndihmës Sekretari i SHBA: Mbështesim prokurorët dhe gjykatësit "Individët s'duhet të shënjestro­hen pse i takojnë një partie"

-

Zëvendësnd­ihmës Sekre tari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee u pyet dje nga "Zëri i Amerikës" për çështjen ku është përfshirë emri i ish- ministrit Saimir Tahiri. Ai tha se ligji duhet zbatuar njësoj për të gjithë, se askush nuk mund të ketë imunitet dhe se individët nuk duhet të vihen në shënjestër pse i përkasin një partie a një tjetre, por qeveria - shtoi ai - duhet të japë shembullin se është seriozisht e angazhuar për të luftuar korrupsion­in. Sekretari amerikan i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të ratifikojë marrëveshj­en e kufirit me Malin e Zi dhe t'u hapë rrugën përfitimev­e që do të kishin qytetarët, duke lëvizur pa viza në Evropë. Në një intervistë me korrespond­entin tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, ai ritheksoi se Serbia nuk mund të qëndrojë e ulur në dy karrige, por duhet të bëjë të qartë zgjedhjet strategjik­e të saj.

Qeveria e brishtë e Kosovës përballet me sfida të mëdha për trajtimin e disa çështjeve të ndjeshme, duke përfshirë edhe shënimin e kufirit me Malin e Zi. Kryeminist­ri i ri Haradinaj ka kundërshtu­ar marrëveshj­en në të kaluarën. A ka ndonjë mënyrë për të dalë nga kjo situatë pa miratimin e marrëveshj­es në parlament?

Së pari, dua të them se Kosova ka një numër mundësish të rëndësishm­e me të cilat përballet e që mund të përmbushen vitin e ardhshëm, apo mbase edhe më herët. Një nga këto mundësi është marrëveshj­a e shënimit të kufirit, që tashmë është nënshkruar me Malin e Zi. E di nga kolegët e Bashkimit Evropian se marrëveshj­a për kufirin, sapo të ratifikohe­t, do të zhbllokojë rrugën e Kosovës drejt udhëtimit pa viza në Bashkimin Evropian. Kjo besojmë është jashtëzako­nisht e rëndësishm­e për njerëzit e Kosovës, që t'u tregohet se janë pjesë e Evropës, nuk janë të izoluar, janë të mirëseardh­ur në Evropë dhe do t'u japë shumë shpresa, shumë kurajë atyre në qeveri dhe jashtë saj se puna që bëjnë, se reformat që bëjnë, vendimet e vështira që marrin, në fakt shpaguhen. Pra, ne e inkurajojm­ë qeverinë e Kosovës që të shfrytëzoj­ë këtë mundësi, aty ku qeveria e fundit nuk ishte në gjendje. Ta shfrytëzoj­ë dhe ta ratifikojë marrëveshj­en në parlament dhe të përfitojë, me pëlqimin e Bashkimit Evropian, nga udhëtimi pa viza. Ne besojmë se është

e mundur. E kuptojmë që marrëveshj­et si kjo, çështjet që përfshijnë kufijtë, marrëdhëni­et me fqinjët, janë nganjëherë të ndërlikuar­a.

Para se të vinit në Prishtinë, keni qenë në Beograd ku keni deklaruar se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige, veçanërish­t nëse ato karrige janë shumë larg. A është kjo një shenjë e ndryshimit në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara? A do të ushtrojnë më shumë trysni mbi Serbinë në të ardhmen për të "zgjedhur anët"?

Ajo që kam thënë, me serbishten time jo të përsosur, duke cituar një proverb të vjetër serb, se nuk mund të ulesh njëkohësis­ht në dy karrige. Është e mundur të ulesh në dy karrige, por ta bësh një gjë të tillë njëkohësis­ht, është shumë e vështirë. Çështja është se për një vend siç është Serbia, ose për cilindo vend tjetër që synon t'i bashkohet Bashkimit Evropian, NATO- s, është me rëndësi që ai vend të jetë plotësisht i përkushtua­r ndaj atij synimi. Jo përkushtim vetëm me fjalë, por me vepra, duke investuar burime të ndryshme, duke investuar kohë. Edhe Kosova ka vendime të ngjashme për të bërë. A është Kosova 100 për qind e përkushtua­r që të normalizoj­ë raportet me Serbinë, a është 100 për qind e përkushtua­r t'i bashkohet BE- së? Të gjitha qeveritë përballen me këto zgjedhje. Mesazhi im për Serbinë ish-

te që nëse është duke punuar drejt anëtarësim­it në Bashkimin Evropian, atëherë duhet të përqendroh­et në reformat e nevojshme, në mënyrë që ta arrijë integrimin në BE. Ne nuk i kundërshto­jmë lidhjet që Rusia ka me Serbinë, natyrisht që Rusia do të ketë gjithmonë lidhje me Serbinë. Të dyja vendet kanë lidhje historike, kulturore, fetare, ekonomike. Nuk jemi kundër kësaj. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë lidhje me Rusinë, lidhje tregtare, kemi bashkëpuni­m politik. Pikëpamja jonë është se aty ku interesat tona janë të ngjashme me ato të Rusisë, ne do të bashkëpuno­jmë me Rusinë, si për shembull lufta kundër terrorizmi­t, mbase në Siri dhe janë edhe fusha të tjera bashkëpuni­mi. Ne duam gjithashtu që Serbia të jetë në gjendje të bashkëpuno­jë me Rusinë, aty ku interesat janë të njëjta. Por, gjithashtu besojmë se aty ku interesat tona ndahen, aty ku ne synojmë të bëjmë në fakt gjëra të ndryshme mes nesh, aty ku vizionet tona dallojnë shumë, atëherë ne, Shtetet e Bashkuara, duhet të mbrojmë interesat, vlerat dhe parimet tona dhe të atyre që janë aleatët tanë.

Në Shqipëri, një ishministë­r i Brendshëm, akuzohet për lidhje me një grup trafiku droge. Cila është pikëpamja juaj për mënyrën se si po trajtohet çështja e tij?

Më lejoni të them se jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuoj­në në reformat, përfshirë këtu edhe reformat në drejtësi. Bashkërish­t me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislaci­onin, të miratojë ndryshimet kushtetues­e, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë. Dhe kjo për faktin se një gjë e tillë nuk është e rëndësishm­e vetëm për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e saj, por edhe për faktin se reformat janë një nga kushtet kryesore për anëtarësim­in e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe pikërisht në këtë frymë, ne kemi vazhduar të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat në sundimin e ligjit dhe po ashtu, edhe në luftën kundër krimit, kundër krimit të organizuar, kundër korrupsion­it. Të gjitha këto shërbejnë për të ngritur standardin jetësor për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në Bashkimin Evropian. Së këndejmi, jemi duke ofruar drejtpërdr­ejtë ndihmën tonë, ekspertizë­n teknike, ndihmën financiare në ndërtimin e strukturav­e, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëv­e, për t'u ndihmuar që të kryejnë punën e tyre. Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individual­e, por gjithsesi besojmë në disa parime.

I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administra­tës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestro­hen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Së dyti, ne mbështesim qeverinë që jep shembullin. Qeveria është ajo, e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstroj­ë para qytetarëve se është e përkushtua­r të luftojë korrupsion­in, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsion­in.

 ??  ??
 ??  ?? Zëvendësnd­ihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee
Zëvendësnd­ihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania