Gazeta Shqiptare

"Drejtësia", Glos: Po ndërmerren dy standarde për politikanë­t dhe qytetarët

-

Zhvillimet

e fundit në Shqipëri janë ndjekur me inter es edhe nga ekspertët gjermanë në fushën e drejtësisë. Shefi i zyrës së fondacioni­t "Konrad Adenuaer", Walter Glos, tha se politikanë­t e korruptuar duhet t'i drejtohen gjykatës për të provuar pafajësinë e tyre. Deklaratat u bënë në një tryezë për ecurinë e reformës, ku ekspertë gjermanë të drejtësisë thonë se reformimi i drejtësisë në Shqipëri po vonohet dhe se progresi nuk është bindës. Ndërkohë që në parlament mazhoranca rrëzoi kërkesën e prokuroris­ë për arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, jo shumë larg këtij institucio­ni, shefi i zyrës së fondacioni­t gjerman "Konrad Adenaur" adresoi një mesazh të fortë për politikanë­t e korruptuar. Sipas Walter Glos, ekspert për reformën në drejtësi tha se vendi për të provuar fajësinë apo pafajësinë e një politikani është gjykata dhe se ai nuk duhet të mbrohet përmes imunitetit. "Populli e do më shumë reformën në drejtësi se sa politika, vendimmarr­ësit duhet të mos e pengojnë këtë proces, por ta nxisin atë. Kur të shohim sukses të reformës, do të hapim dritën jeshile për çeljen e negociatav­e. Ndërkohë, mirëpresim konsensus mes partive. Nisur me zhvillimet e fundit duhet të them se po ndërmerren dy standarde për politikanë­t dhe qytetarët. Nëse ka politikanë të korruptuar, vendi për të provuar pafajësinë apo fajësinë është në gjykatë", tha Glos. Ish- drejtuesi i misionit EURALIUS, Rainer Deville, tha se ka vonesë në implementi­min e reformës dhe tha se progresi i bërë nuk është bindës. "Procesi ka një vit vonesë dhe nuk ka filluar ende si duhet, edhe pse tani duhet të ishte drejt fundit. Kini parasysh se kjo reformë nuk i përket vetëm një partie, kjo i përket gjithë politikës dhe qytetarëve", tha Deville.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania