Gazeta Shqiptare

Arrestohet nipi i ish- deputetit Arben Ndoka, plagosi në zgjedhje aktivistin e LSI- së

Prangosen dhe 8 persona të tjerë. Të "fortëve" të Lezhës u sekuestroh­en 872 mijë euro pasuri kriminale Danjan Ndoka ishte në kërkim që prej vitit 2014

-

Danjan Ndoka, nipi i ish- deputetit social ist Arben Ndoka u arrestua ditën e djeshme nga policia e Lezhës në bashkëpuni­m me forcat RENEA. 20- vjeçari akuzohet ditën e zgjedhjeve, më 25 qershor të këtij viti plagosi Florian Dushkun, aktivist i LSI- së. Mësohet se i riu ka qenë në kërkim që prej 3 vjetësh, pasi ndaj tij ishte vendosur masa e arrestit me burg për tre vepra penale. Lajmi për arrestimin e Ndokës u bë me dije mbrëmë për mediat nga drejtori i policisë së Lezhës, Bledar Çeliku. Ky i fundit pohoi se gjatë operacioni­t u arrestuar edhe persona të tjerë, si dhe u sekuestrua­n drogë, armë dhe pasuri që dyshohet se vjen nga aktivitete­t kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro.

ARRESTIMI

Policia e Lezhës dhe RENEA më në fund dje vunë në pranga Danjan Ndokën, lindur dhe banues në këtë qytet. Në momentin e ndalimit nga forcat policore, 20vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë e markës SMITH WESSON me 6 fishekë. "Për ketë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendimin Penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Vrasje me dashje kryer në bashkëpuni­m mbetur në tentative", "Plagosje e rëndë me dashje", "Armëmbajtj­e pa leje", parashikua­r nga nenet 76,22,25, 278/ 2 të Kodit Penal. Kjo masë sigurie e vendosur pasi më datë 16.09.2014, në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës, në bashkëpuni­m me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin F. N.",- sqaroi Bledar Çeliku. Po ashtu, ky i fundit theksoi se Danjan Ndoka, me Vendimin Penal datë 28.06.2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest ne burg" për veprat penale "Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrë­sve në zgjedhje", "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit" dhe "Plagosje e lehtë me dashje". Kjo masë sigurie është vendosur pasi, më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal "Detarit", ka kanosur dhe dhunuar shtetasin Florian Dushku. Gjithashtu, ai është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të gomave të mjetit tip fuoristrad­ë Range Rover, me drejtues shtetasin B. L.

OPERACIONI

Në kuadër të operacioni­t "Vjeshtë 2017", nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, janë referuar materiale për pastrim të produkteve të veprës penale në ngarkim të 30 shtetaseve. Konkretish­t, drejtori i policisë së Lezhës tha se janë referuar në Prokurorin­ë për Krime të Rënda Tiranë 14 raste të hetimeve pasurore; janë referuar në Prokurorin­ë e Rretheve Gjyqësorë Lezhë dhe Kurbin 15 raste të veprës penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale". Në bazë të këtyre referimeve, gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtari­a kriminal, të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro. Pasuritë e vëna nën sekuestro preventive janë: godinë banimi 3 kate, bar kafe; 4 apartament­e banimi; 4 automjete luksoze; 1 llogari bankare prej 41.000 euro; 1 sipërfaqe toke pemëtore prej 15.000 m2. Të gjitha këto referime janë bërë duke u mbështetur mbi dënimet e dhëna në kohë të ndryshme nga gjykata të huaja dhe vendase për veprat penale të "Shfrytëzim­it të prostituci­onit", "Trafikimit të lëndëve narkotike", "Pjesëmarrj­es në organizata kriminale". Gjithashtu, puna policore ka vijuar në goditje të veprimtari­ve të ndryshme kriminale si narkotikëv­e dhe armëmbajtj­e pa leje, duke u finalizuar me operacione­t policore: "Miloti", "Deltar" dhe "Kolsh" ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 8 personave dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat penale të "Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", "Kultivimit të bimëve narkotike". Gjatë këtyre operacione­ve është sekuestrua­r një sasi prej: 385.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa; 80 fara bime narkotike; 12 automjete; 10 celularë; 1 armë gjahu dhe janë asgjësuar 468 bimë narkotike.

KONTROLLET

Drejtori i Policisë së Lezhës tha dje se në bashkëpuni­m me F. N. Sh- në Shkodër, në datat 20 - 21.10.2017, janë kryer kontrolle ku si rezultat janë sekuestrua­r 4 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock me 27 fishekë. Në lidhje me këtë rast, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas si posedues të lëndës narkotike dhe të armës së zjarrit. Sipas drejtorit, objektiv i këtij plan operacioni kanë qenë edhe personat në kërkim ku: janë ndaluar 10 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale ndaj të cilëve prokuroria kishte lëshuar urdhrat e ekzekutimi­t të vendimeve të gjykatës: janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale të "Vrasjes në bashkëpuni­m" në operacioni­n policor "One Year"; është ndaluar një shtetase e shpallur në kërkim për veprën penale të " Vrasjes së mbetur në tentativë"; në bashkëpuni­m me Z. Q. K. Interpol është ekstraduar nga Italia dhe bërë ndalimi i një shtetasi i dënuar me 3.5 vjet burg për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje; janë ndaluar 2 persona në kërkim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike; janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

 ??  ?? Momenti i arrestimit të 20- vjeçarit Ndoka
Momenti i arrestimit të 20- vjeçarit Ndoka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania