Gazeta Shqiptare

Skandali CEZ- DIA, gjykata dënon Kastriot Ismailajn me 11 vjet burg

Avokatët mbrojtës të të pandehurit do apelojnë vendimin I sekuestroh­en rreth 4 milionë dollarë

-

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 11 vjet burg ish- administra­torin e DIA, Kastriot Ismailaj, i akuzuar për një skemë mashtrimi me mbledhjen e borxheve të CEZ- it. Bëhet fjalë për skandalin e bërë publik dy vjet më parë CEZDIA, i cili ngriti peshë politikën shqiptare e jo vetëm. Në seancën me dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth 3 orë, u lexuan konkluzion­et e mbrojtjes nga një avokat kryesisht. Kjo u kundërshtu­a nga biznesmeni, pasi dy mbrojtësit e tij ligjorë nuk ishin paraqitur dhe për këtë arsye kërkoi shtyrjen e seancës, por kërkesa u refuzua nga gjykata.

Gjithashtu, gjykata vendosi të sekuestroj­ë rreth 4 milion dollarë të Kastriot Ismailaj dhe kalimin e tyre në favor të shtetit. Prokuroria pati kërkuar 15 vjet burg për të pandehurin, i cili kishte ngritur një skemë mashtrimi me mbledhjen e borxheve të kompanisë CEZ. Ndërkaq, dy ditë më parë Ismailaj kërkoi që të rihapej hetimi pasi dispononte 100 prova të reja, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata. Avokatia e caktuar kryesisht nga gjykata, lexoi argumentet prej 34 faqesh të mbrojtjes, duke pretenduar për pafajësi për biznesmeni­n, duke ar- gumentuar që prokuroria ka bërë një punë të dobët në provimin e akuzave dhe se gjithçka ndaj tij është politike, e pabazuar në prova dhe në fakte. Avokatja Elona Ullorja u përpoq të argumenton- te se kalkulimet e bëra nga prokuroria në lidhje me borxhet e dëmet shkaktuar shtetit shqiptar janë abuzive dhe jo të drejta, dhe sipas saj prokuroria ka ngritur një akuzë të pabazë ndaj Kastri- ot Ismailaj. Ndërkaq, sipas verdiktit të gjykatës së Tiranës, janë sekuestrua­r dhe kanë kaluar në llogaritë e shtetit; 3 milionë dollarë; 451 mijë euro; 939 mijë dollarë dhe 12 milionë lekë reja. Bi- znesmeni Kastriot Ismailaj u cilësua fajtor për veprën penale "Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpuni­m" dhe "Pastrim të parave kryer më shumë se një herë". Ndërkohë, avokatët mbrojtës të Ismailajt, Vladimir Meçi, Alban Qafa dhe Elona Ullorja, kanë paralajmër­uar se do ankimojnë në Gjykatën e Apelit vendimin e Shkallës së Parë, për të kërkuar lirimin nga akuzat të klientit të tyre.

 ??  ?? Ish- administra­torin e DIA, Kastriot Ismailaj
Ish- administra­torin e DIA, Kastriot Ismailaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania