Gazeta Shqiptare

“Si ua shpërndani­n shefat e policisë trafikantë­ve farën e kanabisit, merrnin 30%”

Denoncimi “bombë” i oficerit të Antidrogës, Antonio Nazeraj “‘ Bordi’ bënte takime çdo muaj. Telefonata nga Tirana ‘ më arrestoi’”

- Basir Çollaku

I( vijon nga nr. i djeshëm)

sh- agjenti i Antidrogës në Dretorinë e Policisë Fier, Antonio Nazeraj në pjesën e dytë të intervistë­s dhënë për "Gazeta Shqiptare" tregon vijimin e situatës së vështirë që hasi pas denoncimit të Habilajve duke bërë një denoncim “bombë”. Ai rrëfen se si ua shpërndani­n shefat e policisë trafikantë­ve farën e kanabisit duke përfituar 30% si dhe jetën e tij të re....

Por, ju vazhduat punën nuk u larguat, por u arrestuat?

Unë nuk e kam lënë detyrën, madje eprorit tim i kisha thënë se do të qëndroj në detyrë dhe nuk e lë asnjë sekondë punën, që kam dhe më tha bëjë për familjen, nëse nuk e bën për vete, pasi ai kishte shumë informacio­n për këto grupe kriminale dhe trysninë që ushtrohej ndaj tij nga lart.

Dhe me 17 korrik jeni arrestuar?

Këtë detyrë nuk e kam lënë deri me datë 17 korrik. Më herët, diku në fund të muajit qershor, kam pasur një takim me një prokuror. Përse ju kishte thirrur? Më ka marrë oficeri i SHKB në telefon dhe më ka thënë se ka lënë një takim prokurori me ty. Vajta dhe poshtë prokuroris­ë po më priste shefi i SHKB, Melsi, i cili erdhi pas meje kur u ngjita në zyrën e prokurorit. Prokurori i kërkoi të dilte nga zyra se do merrte deklarimin tim, ndërsa Melsi nuk pranonte të dilte dhe thoshte se nuk dal, do të dëgjoj se çfarë deklarimi do të marrësh. Pati një debat mes prokurorit dhe shefit të SHKB, sepse kur më ka pyetur prokurori dhe më ka thënë se, përse e kisha lënë detyrën, pasi sipas tij unë nuk shërbeja më në Policinë e Shtetit. I them që jam ende në detyrë dhe po vij nga puna në Lushnjë drejt në prokurori. Prokurori debatoi me Melsin ku i tha se më ke sjellë informacio­ne të rreme Sipas SHKB? Sipas SHKB, tha prokurori, unë kisha lënë detyrën në polici dhe i isha shmangur një hetimi. Detaji tjetër ishte kur prokurori ka pyetur mua dhe shefin e SHKB, ku isha në punë kur flitej për një kontroll automjeti, i kam thënë se kam qenë oficer antidrogë dhe jo qarkullimi që kisha bërë kontrollin e një automjeti për patentë.

Ju pranuat që ai të qëndronte aty?

Ai nuk dëgjonte të dilte nga zyra, me sa kuptova e kishte porosi nga shefat e tij. Më tha prokurori nëse mund të qëndrojë. I përgjigjem se këtë nuk e di unë, por ju. Atëherë më tha se do të të thërras një ditë tjetër për të të marrë një deklarim. Pastaj jam larguar për në punë. Dhe kur ju ndaluan? Më kanë ndaluar me datë 16 korrik 2014. mes datës 16 dhe 17 në mesnatë. Kur lashë detyrën në orën 16 më morën në telefon dhe më thanë se duhet të vish në Komisariat­in e Fierit. Dhe aty rreth orës 22 të darkës më kanë arrestuar

Përse ju kanë arrestuar, cila ishte akuza ndaj jush?

Më kanë akuzuar me pretendimi­n, akuzën e korrupsion­it pasiv, sepse pretendoni­n se unë si oficer, bashkë me dy agjentët e mi, kishim kontrollua­r një automjet në fshatin Qarr dhe, sipas akuzës, ne i kemi bërë kontroll këtij personi, duke i bërë favor dhe e lënë të lirë, ndonëse ai nuk dispononte patentë dhe ne, sipas akuzës, kemi përfituar 80 mijë lekë të vjetra të tre së bashku. Dhe ju e latë? Ne për këtë person kemi marrë sallën operative dhe ata na kanë thënë se këtij personi patentën ia ka bllokuar zyra e trafiqeve, sepse ishte kontingjen­t për trafik femrash dhe fëmijësh dhe firmoste një herë në javë në Drejtorinë e Policisë Fier, ishte me detyrim paraqitjej­e. Kam pasur informacio­nin se ky njeri ishte informato i SHKB dhe të gjithë këto veprime e akuza janë gatuar nga oficerët e SHKB. Kemi pasur edhe raste të tjera kur na janë ankuar persona, të cilët janë kërcënuar nga oficerët e SHKB, që të sajonin akuza ndaj nesh. Shkuat në burg? Kur kam dalë në gjyq dhe gjykata më ka njohur me masën e arrestit me burg, jam habitur, ndonëse e mora vesh mirë se si u sajua, atëherë i thashë avokatit të paktën të më dërgojnë në një burg, ku të kem siguri për jetën. Ku të dërguan? Më dërguan në burgun e Rrogozhinë­s. Kur e kam pyetur avokatin dhe i thashë të paktën të më dërgojnë në një burg ku të ketë siguri, të mos më dërgojnë në një burg ku ishin të arrestuari­t e mi, sepse kisha tetë vjet në zyrën e antidrogës, dhe të shumtën e të arrestuarv­e unë i kisha në Rrogozhinë dhe në Peqin. Avokati më ka thënë se ka pasur një telefonatë të fuqishme ndaj prokurorit të rrethit për ty dhe nuk e marrin mundimin as prokuroria as gjykata se ka pasur kërcënime nga krerët e lartë të Ministrisë së Brendshme për ty.

Çfarë i kishin kërkuar prokurorit dhe kush i kishte telefonuar?

Me sa informacio­n mora nga avokati, më tha se është një telefonatë shumë e fuqishme, telefonatë e tillë ose nga drejtori i Përgjithsh­ëm ose nga ministri të bëra prokurorit të rrethit për burgosjen time. Ishit i pasigurtë edhe në burg? Kur kam shkuar në Rrogozhinë, ka ardhur drejtori i burgut, pas një ore ku kam qëndruar në hyrjen e ambientit të burgut dhe më ka thënë se ke punuar oficer me Antidrogën, po, i përgjigjem. Më thotë se është e pamundur që ne të mbrojmë dhe mbajmë këtu, sepse jemi jashtë mundësive tona, sepse të burgosurit ka dy ditë që e kanë marrë vesh ardhjen tënde dhe janë duke bërë festë për ty... një festë e madhe dhe po të presin me dashuri... Ne e kemi të pamundur të të sigurojmë, më tha, ndaj do të flas me drejtorin e Përgjithsh­ëm që të të transferoj­ë në një burg tjetër, pasi, ne si polici e burgut, nuk e garantojmë sigurinë tënde fizike Pastaj? Ka folur me drejtorin e Përgjithsh­ëm dhe pastaj më kanë dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin Po aty ishit më i sigurtë? Edhe aty ka pasur shumë nga personat që ne kishim arrestuar, që vuanin dënimin në atë burg. Më kanë çuar në një qeli, ku ishin dhe dy të tjerë, njëri prej të cilëve ishte i dënuar për dy vrasje dhe aty më kanë kërcënuar të dënuar për trafik dhe të bandave për të cilat ne po flasim. Nuk më linin të dilja në ajrim dhe kam qëndruar gjashtë muaj në qeli, sepse kisha frikë dhe policët nuk më siguronin dot, nuk jam lejuar prej tyre që të dal, nuk më jepnin siguri. Në dy raste kishte dhe policë që mbanin respekt ndaj policit dhe si ishkoleg dhe në dy raste persona me burgim të përjetshëm më janë futur në qeli, por ndërhyrja e policisë bëri që të largoheshi­n. Këto persona e dinin se kush isha unë dhe shanin oficerët e Antidrogës dhe në këto momente kanë ardhur policët e burgut duke shmangur incidentin.

Pas katër muajsh sërish Melsi në qeli?

Po, ka ardhur për të më komunikuar akuzën. Më erdhi me një copë letër dhe më ka thënë se du- het të firmosësh këtë procesverb­al pasi nuk e kam me vete dosjen hetimore që të njihesh me aktet, procesverb­alet dhe aktet e dosjes hetimore.

Nëse do ta firmosje ok, nëse jo, atëherë do të presësh dy vjet apo më shumë, më tha duhet të firmosësh ose të presësh

S'ju kish marrë në pyetje prokuroria?

Jo s' më ka ardhur ndonjë prokuror. Vetëm ditën e dytë, kur jam ndaluar, që më ka marrë deklarimin e parë, dhe më tej asgjë. Pas katër muajsh shefi i ShKB- së, ku kam firmosur një letër bakalli dhe kam firmosur duke pranuar se janë mbyllur hetimet dhe në të thuhej se s'ka fakte të tjera dhe unë s'jam njohur me asgjë nga dosja, asnjë akt apo procesverb­al dhe vetëm me një takim. Pastaj u liruat? Pastaj më liruan me shërbim prove. E dija se ishte lojë. Isha i pafuqishëm, kam pasur kundra qeverinë, një shtet kundër, më ka thënë dhe avokati që puna jote që ke bërë ka ndikuar në burgosjen tënde, nuk e dimë ku ke goditur ndonjë njeri të pushtetit, nuk shoh asnjë provë dhe nuk e di se për çfarë je burgosur. Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë Pastaj u larguat? Po vendosa të largohem jashtë shtetit me familjen time, sepse e kisha të pamundur qëndrimin, pasi kisha kanosje të vazhdueshë­m për vete dhe familjen. Për denoncim kaq i vonuar? Duke parë dhe situatën në Shqipëri kam dashur që familjarët e mi të ishin më të sigurte, edhe ata janë të rrezikuar.

Ia keni thënë prokuroris­ë këto rreziqe?

Jo, asnjë prokurori dhe asnjë polici, sepse nga informacio­net e mia, këta kanë qenë kokë e këmbë të lidhur me krimin Fieri një zonë e nxehtë? Po. Fieri një vatër e nxehtë për trafikun e drogës si kanabis ashtu dhe heroinën dhe kokainën, heroina që vinte nga Afganistan­i. Po nuk nisi në 2013? Jo, por me ndërrimin e pushteteve këto trafikantë u bënë njësh me eprorët e policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Më keni thënë më herët, se më herët nuk jeni tradhtuar

“Isha i pafuqishëm, kam pasur kundra qeverinë, një shtet kundër, më ka thënë dhe avokati që puna jote që ke bërë ka ndikuar në burgosjen tënde, nuk e dimë ku ke goditur ndonjë njeri të pushtetit, nuk shoh asnjë provë dhe nuk e di se për çfarë je burgosur. Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë”.

 ??  ?? Antonio Nazeraj
Antonio Nazeraj
 ??  ?? Moisi Habilaj
Moisi Habilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania