Gazeta Shqiptare

"Me emra nuk mund t'i themi të gjithë, tetë vite kemi pasur info goxha se si korruptohe­shin”

Dosja “Habilaj”, Antonio Nazeraj: Në burg kisha frikë për eliminim fizik nga ata Ish- agjenti i Antidrogës: Kërkova strehim për familjen e veten, ndjehesha i frikësuar

-

nga eproret?

Jo asnjëherë, nuk kemi pasur këto probleme aspak, ndonëse vështirësi ka pasur jo pak, se antidroga nuk ka punë të lehtë. Ndërrimi i pushteteve, këta trafikantë të drogës bashkëpuno­nin dhe bënin takime me krerë të lartë të Policisë së Shtetit, ku ndanin eurot, ndanin parcelat, ndanin...

Te lutem, Nazeraj, ju thoni që trafikantë­t e drogës dhe krerët e bandave bënin takime periodike mes tyre?

Po. Bënin takime këto grupe trafikantë­sh, këtë banda që operonin në trafikun e drogës, bënin takime periodike me eprorë të Policisë së Shtetit, kundrejt pagesave dhe shpërblime­ve...

Kemi një bord të mafias që mblidhet një herë në muaj, në javë, apo...?

Ka qenë një bord i mafias, pothuaj e quaj unë me eprorët e Policisë së Shtetit dhe trafikantë­ve të drogës.

Sa takime periodike bënin në javë, muaj apo...?

Në dijeninë time këto mblidheshi­n një herë në muaj. Dhe ku mblidheshi­n? Kishin vende të veçanta që mblidheshi­n, nëpër hotele, restorante, me aq informacio­n që kisha unë.

Çfarë bënin, përse takoheshin?

Këta ndanin detyra dhe linin detyra, krimi merrte detyrat, që u linin këta krerët e lartë të policisë, ndanin edhe pjesën e tepsisë më saktë, se sa ishte gjoba, sepse kjo ishte pothuajse një gjobë kundrejt trafikantë­ve të drogës, ishte edhe gjobë edhe ndarje detyrash mes tyre, ndarja e detyrave dhe hapja e rrugës për trafikun e drogës. Me çfarë trafikohej? Me skafe, me avionë të vegjël sportivë, pasi ne kemi pasur informacio­ne për këtë që në gusht të vitit 2013, që nisën këto avionët sportivë, sipas informacio­neve që kishim ne të transporto­nin drogë nga Divjaka drejt brigjeve të Italisë. Indiciet e para për trafik me avionë ne i patëm në gusht të vitit 2013, pastaj filloi të shtohej më tepër, si në skafe, ashtu dhe në avionët e vegjël sportivë.

Kryesisht kanabis apo edhe lëndë të tjera narkotike të shtrenjta?

Kryesisht kanabis, por sigurisht edhe lëndë të tjera narkotike, droga të shtrenjta.

Do i rikthehem këtij takimi të bordit të mafias, si funksionon­te skema, sa merrnin pagesë policia, për parcela për rrënjë, si veprohej, sipas informacio­neve që ju kishit?

Ka pasur shpërblime siç e përmenda për hapjen e rrugëve të trafikut të drogës me skaf dhe avionë të vegjël, por që filloi edhe kultivimi i kanabisit, në masë të gjerë dhe sipas informacio­neve që kam pasur unë. Farën e binin direkt eprorët e Policisë së Shtetit dhe u ndanin trafikantë­ve. Ishte fara direkt, nga eprorët e policisë së shtetit dhe ju ndahej trafikantë­ve të zonës. Po drejtuesit e policisë lokale? Tani, aty nuk bëhej fjalë për policë se ata nuk kishin mundësi të ngrinin krye. Po e përsëris kjo bëhej nga eprorë të lartë të Policisë së Shtetit, zinxhiri i policisë, nga qendra dhe kjo farë pastaj ndahej për trafikantë­t dhe kultivuesi­t e lëndëve narkotike

Në këto takime periodike bëhej edhe shpërndarj­a e bazë mallit..?

Behej madje sipas informacio­neve, që kisha, u shisnin edhe farën, shefa komisariat­esh, apo drejtorë qarqesh u shisnin edhe farën këtyre trafikantë­ve, u merrnin edhe përqindjet, diçka te 30 përqind dhe pastaj kishin edhe shitjen edhe transporti­n e kanabisit që ua merrnin trafikantë­ve dhe u hapnin rrugë për trafikimin në vende si Italia dhe Greqia. Kjo vazhdonte nga fara, kultivimi, dhe trafikimi, ka qenë krejtësish­t një organizatë, e mirëstrukt­uruar që fillonte nga krerët e lartë të Policisë së Shtetit, te trafikantë­t

Me bekim nga lart dhe e shtrirë në gjithë qarkun?

Kjo me sa informacio­n kam unë, kjo skemë u hap në gjithë territorin e Shqipërisë Ata ishin të sigurtë? Patjetër, se atyre s'mund t'u japë një inspektor zone t'u dalë zot gjithë atyre parcelave, nuk ishin 5 dhjetë apo 20 rrënjë, s'mund të lërë parcela pa fund.

Përveç këtij grupi të Habilajve ka pasur dhe të tjera?

Ka pasur në qarkun tonë grup të tjerra të strukturua­ra kriminale, që ushtronin aktiviteti­n ne qarkun tonë dhe më tej kryesisht dhe të heroinës dhe të kokainës. Grupet e tjera në Fier, Vlorë? Kishte grupe kriminale që kanë vazhduar gjatë gjithë kohës, ka pasur vullnet e dëshirë për t'i luftuar gjatë gjithë kohës.

Sa grupe te strukturua­ra kriminale kishte sipas infove tuaja në këtë zonë?

Në qarkun e Fierit janë të paktën katër grupe kriminale që kanë operuar në fushën e narkotikëv­e, heroinës dhe kokainës, që bënin trafikimin në Greqi dhe Itali si dhe kanabis. Heroina vinte nga Stambolli nga Turqia, por me prejardhje nga Afganistan­i që më pas trafiko- hej në Greqi, si dhe kokaina. Kishin mbrojtje pushtetit? Në ato vite që kam punuar të them të drejtën nuk e kam ndjerë asnjëherë veten të kërcënuar nga shteti para 2013, por më pas krerët e policisë dhe Ministrisë së Brendshme u bënë njësh me bordin e mafias. Këta kishin shumë mbështetje politike. Këta vendosnin dhe emëronin dhe oficerët, shefa policie, drejtorë policie, në rrethe të ndryshme, apo oficerë në drejtori policie, që i vendosnin, ata bandat vendosnin. Ky bord bënte dhe emërimet? Bënte dhe emërime në policinë e shtetit, që kurrë s'kishte ndodhur

Kanë mbështetur politikanë këto grupe?

Këto grupe kriminale kanë pasur goxha mbështetje dhe u bënë shumë të fuqishëm në muajt në vijim.

Heroina dhe kokaina një problem i madh, cilat linja funksionon­in?

Ne kemi pasur në hetim gjatë atyre viteve të drogës që vinte nga Turqia dhe kokaina nga Brazili, ku ka pasur eksponentë të njohur në fushën e heroinës, kishim një grup kriminal që sillte kokainën nga Amerika Latine, nga Brazili, nëpërmjet kamionëve të vegjël, që përdoreshi­n kryesisht për pulat e ngrira.

Kishte një biznes që e mbulonte këtë trafik?

Po ka pasur një biznes, ka pasur disa biznese qe mbulonin trafikun e kokainës nga Brazili në Shqipëri, disa subjekte, ka qenë një bord, një grupim, që ndanin pjesët me përqindje, dhe bënin llogaritë e shitjes së kokainës. Vinte nga Brazili për ku? Destinacio­ni i kokainës në shumë raste, marr shembull një grup, zhdoganont­e në Mal të Zi, pastaj futej në Shqipëri, në Veri të Shqipërisë dhe më pas vinte në Fier dhe shpërndahe­j në vende të ndryshme.

Fieri si magazinë?

Le të themi se ka qenë një laborator i kokainës. Nga infot që ne kemi ndjekur kjo bandë e trafikut të kokainës e mbulonte me shitjen e pulave të ardhura nga Brazili. Kemi pasur në ndjekje një tjetër biznes, biznes i ujit të pijshëm në Jug të vendit. Dhe ky e mbulonte këtë biznes dhe merrej me trafikun e heroinës nga Afganistan­i në Shqipëri, më pas transporto­nte në Greqi. Përse si arrestonit këto? Kanë qenë gjithnjë në hetim, por vitin e fundit ishte e pamundur të vepronin, kishim një operacion konkret me arrestime.

Ka një episod për t'ju korruptuar?

Kemi sekuestrua­r dhe ndaluar mjetin dhe ofruar 50 mijë euro t'i linim të lirë dhe dhjetë mijë euro që mos t'i linim të lirë.

Dhe ne e dërguam në burg. Kemi bërë sekuestrim­in e heroinës, janë bërë veprime hetimore, ishte një grup shumë i strukturua­r kriminal që doli më pas nga transkript­imet, por me terrorin e muajve të fundit nga SHKB, dhe eprorët e Policisë së Shtetit ishte e pamundur të hetojë këto grupe kriminale, pasi kishte dhe dhjetë persona të tjerë grupesh kriminale në trafik me destinacio­n Athinën, kishte persona të tjerë nga Fieri, Berati, Mallakastr­a në këtë grup kriminal. Por pjesa e krerëve të policisë, gjykatës dhe prokuroris­ë kanë paguar shuma të mëdha parash dhe ky hetim pastaj ngeli, isha në ditët e fundit, kur jam transferua­r në Lushnjë.

Ka ardhur një zyrtar nga Amerika Latine, një trafikant?

Gjatë hetimit që kemi pasur për një trafik droge kokainë, që vinte nga Brazili në këtë episod ishte përfshirë dhe një shtetas nga Amerika Latine, nga Kili apo Brazili, më duket një ish- ministër, i cili ishte përfshirë në trafik droge dhe erdhi në Fier pasi ka pasur një ftesë nga ish- kryetari bashkisë në atë kohë, për planin e rregullimi­t të qytetit të Fierit, sipas informacio­nit që morëm në bashki, por, sipas hetimit tonë, ishte i përfshirë në trafikun e kokainës që vinte nga Brazili në Shqipëri dhe në Fier. Ky person ka pas bashkëpuni­m me disa persona që ne kemi pasur në hetim për trafikun e kokainës si dhe një grup kriminal të mirorganiz­uar në qytetin e Vlorës.

Një tjetër zyrtar që më shumë bënte mbledhje partie se policie?

Po në atë kohë më kujtohet se ish- nëndrejtor­i i policisë është munduar të fshehë një dosje kontingjen­ti të një ish- funksionar­i të lartë të partisë në pushtet, ishte nipi funksionar­i të lartë, ky nëndrejtor ishte një njeri shërbimesh në kohën e diktaturës.

Grupe të mëdha biznesi në kokainë heroinë, kishte vrasje, gjoba?

Pengmarrje e vrasje ka pasur, por këta, kohë pas kohe, kanë korruptuar gjykatën dhe policinë, por dhe krerët e lartë të Policisë së Shtetit

Gjykatës e prokuror të korruptuar?

Gjykata dhe prokuroria pjesë e sistemit të korruptuar.

Mos e bëjmë teorike, ju ka qëlluar konkretish­t?

Po, jemi hasur, por edhe me emra nuk mund t'i themi të gjithë, pasi tetë vite kemi pasur info goxha se si korruptohe­shin, duke parë dhe vendimet e gjykatës që me gjithë provat tona ata dilnin pa lagur.

Nëse drejtësia funksionon, ju do ia përcillnit këtë rrëfim asaj?

Po, patjetër. Nëse do të funksionon­te do të isha i gatshme t'ia përcillja këto informacio­ne, dhe informacio­ne të tjera. Aktualisht ku gjendeni? Unë gjendem në një shtet të Bashkimit Evropian ku kam kërkuar strehim dhe mbrojtje për familjen time.

Kjo që ju thoni është e provueshme?

Po, është e provueshme, sepse këto gjëra kanë ndodhur dhe me këto persona unë përballem në çdo kohë.

Pas zgjedhjeve si reagonin këto grupe kriminale?

Me sa me kujtohet ka pas takime të ndryshme, nga ish- kreu i Partisë Socialiste sot kryeminist­ër, me disa trafikantë, në një hotel në Tiranë, nga gjitha rrethet e vendit, por mes tyre kanë qenë dhe persona me precedentë penalë nga qarku i Fierit Ju nga e morët vesh? Po ne ngaqë ndiqnim trafikantë­t nga qarku ynë kishim goxha të dhëna, nga trafikantë­t apo njerëzit afërt të tyre, kish mbledhur për t'i falënderua­r pas zgjedhjeve parlamenta­re dhe për t'u lënë detyra të mëtejshme. Në një moment hyn një insekt që zhurmoi aty dhe në atë moment kryeminist­ri ka thënë pushoni se po na ndjeke, na përgjon amerikani... e kanë qeshur bashkërish­t... personi ka qenë njëri nga të afërmit e trafikantë­ve.

 ??  ?? Florian Habilaj
Florian Habilaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania