Gazeta Shqiptare

Administra­ta, vendet e punës që rrezikohen në 2018

Ndryshimi i ministrive, do të paguhen nga taksat 81 mijë e 660 punonjës Shkurtohen vetëm 50 vende pune

- Ornela Manjani

Në administra­tën pub like vitin e ardhshëm do të punojnë 81 mijë e 660 punonjës. Shifra është bërë e ditur në projektbux­hetin e vitit 2018, ku janë parashikua­r përveç numrit të përgjithsh­ëm të punonjësve, edhe numri i të punësuarve për çdo ministri, drejtori dhe institucio­n buxhetor. Edhe pas ristruktur­imit të përbërjes së qeverisë, ulja e numrit të të punësuarve është e vogël, 50 vende pune. Në vitin 2017, numri i punonjësve buxhetorë është 81 mijë e 713 punonjës. Në Kryeminist­ri do të punojnë 150 persona, në Kuvend 405 dhe në Presidencë 86. Numrin më të lartë të punonjësve me 31004 e ka Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, më pas vjen Ministria e Brendshme me 14 106 punonjës. "Numri i përgjithsh­ëm i punonjësve në organikë është 81 660 veta. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucio­n qendror, i dhënë në tabelën 2, që i bashkëlidh­et këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, detajohet nga ministritë dhe institucio­net qendrore, në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucio­n varësie. Këshilli i Ministrave mund të rishpërnda­jë numrin e punonjësve ndërmjet institucio­neve, në rastin e ris- trukturimi­t të institucio­neve ekzistuese apo krijimit të institucio­neve të reja", thuhet në projektbux­het. Numri rezervë përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për krijimin e institucio­neve të reja. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucio­n qendror. Fondi i veçantë i institucio­neve buxhetore prej 500 milionë lekësh shpërndahe­t dhe përdoret me miratimin e ministrit të Financave dhe sipas procedurav­e që përcaktohe­n me udhëzim të tij.

STRUKTURA

Për vitin 2018 nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogari­tur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucio­neve të reja dhe institucio­neve të sistemit të drejtësisë. Ky përcak- tim përfshin edhe ato struktura, në të cilat paga për funksion jepet ose është sipas gradës përkatëse, ku çdo rritje në gradë do të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogari­tur sipas gradave të miratuara. Numri i punonjësve të institucio­neve ekzistuese të sistemit të drejtësisë dhe numri rezervë për këtë sistem është 230. Detajimi i numrit të punonjësve të institucio­neve ekzistuese të sistemit, deri në momentin e riorganizi­mit, detajohet nga vetë institucio­net. Rishpërnda­rja e numrit të punonjësve të institucio­neve të sistemit të drejtësisë dhe e numrit rezervë të tyre bëhet nga Këshilli i Ministrave, pas miratimit paraprak nga Kuvendi", shkruhet në relacionin e projektbux­hetit 2018.

Pas ristruktur­imit të përbërjes së qeverisë, ulja e numrit të të punësuarve është e vogël, 50 vende pune. Në 2017, numri i punonjësve buxhetorë është 81 mijë e 713 punonjës. Në 2018 në Kryeminist­ri do punojnë 150 persona, në Kuvend 405 dhe në Presidencë 86.

 ??  ?? Ministri i Ekonomisë dhe Financës, Arben Ahmetaj
Ministri i Ekonomisë dhe Financës, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania