Gazeta Shqiptare

Buxhetit të shtetit, dëm 720,5 milionë euro

-

Abuzimet

me buxhetin e shtetit arrijnë në 720,5 mil ionë euro. Të dhënat janë bërë publike në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku mësohet se nga auditimet e realizuara gjatë periudhës janar- shtator 2017 janë konstatuar parregulls­i dhe shkelje financiare që i përkasin periudhës objekt auditimi 2014- 2016. Parregulls­i dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 9,226 milionë lekë ( 69 milionë euro), nga e cila ka rekomandua­r për shpërblim dëmi shumën 5,601.6 milionë lekë. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performanc­ën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 86,961 milionë lekë, afërsisht 651,3 milionë euro nga e cila: 81,244 milionë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 608,5 milionë euro dhe 5,717 milionë lekë afërsisht 42,8 milionë euro, në fushën e shpenzimev­e. Në raport thuhet se janë konstatuar shkelje në shumën 96,188 milionë lekë ose afërsisht 720,5 milionë euro. Për vitin 2016, rritja e detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave ( borxhi tatimor dhe doganor) si dhe skemës së sigurimeve shoqërore është në vlerën 51,175 milionë lekë, ose 41% më e lartë se viti 2015. Për periudhën janar- shtator 2017, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga 124 auditime të planifikua­ra ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitje­n e materialev­e për 136 auditime. Sipas llojit, auditimet e zhvilluara për këtë periudhë janë 90 dhe klasifikoh­en si më poshtë: 69 janë auditime të ligjshmëri­së dhe rregullshm­ërisë; 6 janë auditime përputhshm­ërie; 7 janë auditime financiare; 6 janë auditime performanc­e; 2 janë auditime IT.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania