Gazeta Shqiptare

Ndihmuan të arratisesh­in nga burgu roman 3 të dënuar për krime të rënda

Prokuroria italiane mbyll hetimet për 4 shqiptarët

-

ITALI- Prokuroria e Romës në Itali ka mbyllur hetimet për 4 shqiptarë që natën e 27 tetorit të vitit të kaluar kanë ndihmuar 3 të dënuar, edhe ata shqiptarë të arratisen nga burgu roman i Rebibbias. Bëhet me dije se akuza e ngritur ndaj tyre nga prokurorët Michele Prestipino dhe Nadia Plastina është ajo ndihmës për arrati. Nga dinamika e arratisjes, është qartësuar se tre qytetarët shqiptarë të arratisur Tesi Basho ( i

ARRESTIMI

Hetimet e policisë së Romës dhe Milanos janë bazuar fillimisht dhe esencialis­ht në një kompleks analizash të tabulateve telefonike të familjarëv­e të secilit prej të dënuarve. Falë zbulimeve është arritur të zbulohen 4 bashkëpunë­torët, që u arrestuan më 13 korrik.

dënuar përjetë); Ilir Pere ( i mbaronte dënimi pas 25 vjetësh për tentativë vrasje) dhe Mikel Hasanbelli ( fundi i dënimit në 2020 për grabitje dhe shfrytëzim prostituci­oni), që u arritën të lokalizohe­shin dhe të

kapeshin më 11 shkurt në provincën e Komos, kishin planifikua­r me kujdes arratinë. Katër bashkëpunë­torët në fakt, i kanë pritur jashtë burgut dhe i kanë marrë me makinë jashtë mureve të burgut, duke iu mundësuar të largohen me shpejtësi. Hetimet e policisë së Romës dhe Milanos janë bazuar fillimisht dhe esencialis­ht në një kompleks analizash të tabulateve telefonike të familjarëv­e të secilit prej të dënuarve. Falë zbulimeve është arritur të zbulohen 4 bashkëpunë­torët, që u arrestuan më 13 korrik. Ditët e fundit nuk kanë qenë të pakta rastet që na kanë njohur me shqiptarë të implikuar në banda droge, trafikim dhe vjedhje. Para pak ditësh u arrestuan nga Guardia di Finanza, 36 persona për trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. Policia italiane tha se kishte sekuestrua­r rreth 2 tonë drogë në Firence dhe shumica e personave të arrestuar janë me origjinë shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania