Gazeta Shqiptare

Krijohen rezervat në kryeqytet për përballimi­n e emergjenca­ve civile

Veliaj: Aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje

-

KRYEBASHKI­AKU, ERION VELIAJ

"Tashmë qyteti mund t'i bëjë ballë rreth 200300 raste problemati­ke emergjente. "Po mendojmë për ditët e ftohta dhe me shi, kur mund të kemi emergjenca civile. Ajo që mund të bëjmë është që kur të vijë dita e keqe, të na gjejë të përgatitur".

dhe me shi, kur mund të kemi emergjenca civile. Ajo që mund të bëjmë është që kur të vijë dita e keqe, të na gjejë të përgatitur",- tha Veliaj. Gjithashtu, ai u bëri thirrje të gjitha bizneseve

apo shoqatave të ndryshme që të kontribuoj­në me aq sa munden për ta përgatitur qytetin akoma më mirë, por edhe për ta bërë Tiranën një qytet më solidar e më social. Më tej, Kryetari i Bashkisë kërkoi bashkëpuni­min e qytetarëve që të ndihmojnë këdo që është në vështirësi. "U bëj thirrje të gjithëve, pavarësish­t që bashkia merr masat në situata të tilla, secili ka mundësi që një fqinj, një të afërm, një koleg ta ndihmojë në raste të nevojës, pa pritur që detyrimish­t shteti të jetë aty si një dado që kujdeset për gjithçka",- shtoi ai. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe për parandalim­in e përmbytjev­e në zonat pranë lumenjve. Eri- on Veliaj theksoi se ndërmarrje­t janë duke pastruar nga inertet kanalet dhe lumenjtë, ndërsa paralajmër­oi vijimin e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje që janë ndërtuar mbi kolektorë. Magazina e Emergjenca­ve të Tiranës do të shërbejë si rezerva e qy- tetit për të përballuar emergjenca të tjera në të ardhmen, por edhe si një vend ku mund të ruhen donacionet e shumta që ofrojnë shumë qytetarë apo biznese e organizata, të cilat do t'u shpërndahe­n më pas qytetarëve sipas nevojave.

 ??  ?? Kryebashki­aku, Erion Veliaj
Kryebashki­aku, Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania