Gazeta Shqiptare

Shpallen fituesit e Masterit Shkencor e Profesiona­l

Dega Gjuhësi Historike, vetëm 3 studentë, 9 të tjerë regjistroh­en në Gjuhësi e Sotme Ja emrat te Filologjik­u, Shkencat Sociale e Gjuhët e Huaja

-

paraqet numrin më të madh të studentëve me 100 të tillë, më tej vijon programi Marrëdhëni­e Ndërkombët­are me 40 studentë fitues e më pas Gjeografia me 24 fitues në ciklin e dytë të studimeve. Numri më i ulët i studentëve të regjistrua­r rezulton në programin Gjuhësi Historike me vetëm 3 studentë, ndërsa 9 të tjerë në degën Gjuhësi e Sotme. Masteri Profesiona­l në këtë fakultet ka pasur një interes më të lartë, në degën Gjuhë- Letërsi ku janë shpallur fitues plot 170 studentë, e po me të njëjtin numër studentësh paraqitet edhe dega Histori. Ndërkaq, në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universite­tin e Tiranës, janë publikuar 295 emrat e studentëve fitues në Master Shkencor dhe vetëm 32 stu- dentë fitues në Master Profesiona­l, ku në këtë të fundit 2 prej tyre vijnë nga trojet. Programi i studimit Punë Sociale e Avancuar ka numrin më të lartë të të regjistrua­rve me plot 90 të tillë. Ndërkohë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka publikuar në faqen e saj zyrtare vetëm fituesit në degët e ciklit të dytë të studimeve Master Shkencor.

Fakulteti Ekonomik i Universite­tit të Tiranës ka publikuar njoftimin se ka ende kuota të lira në ciklin e parë të studimeve Bachelor. Brenda ditës së sotme studentët që kanë aplikuar dhe janë pjesë e listës pas raundit të dytë, duhet të paraqiten për t'u regjistrua­r pranë sekretariv­e mësimore. Respektivi­sht, në degën In- formatikë Ekonomike ka 1 kuotë të lirë, në Administri­m Biznes 3 e në programin Financë vetëm 2. "Maturantët që do të paraqiten pranë sekretaris­ë së fakulteti, do të regjistroh­en duke respektuar renditjen e listës deri sa të plotësohen të gjitha kuotat e lira në degët e fakultetit tonë",- thuhet në njoftimin e Fakultetit Ekonomik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania