Gazeta Shqiptare

Strategjia e tensionit, arma e bukur e Ramës dhe Bashës

-

hej, tani po promovohet hapur.

Dhe, si duhet hequr vallë vëmendja e publikut nga e gjitha kjo që po ngjet?! Duke krijuar strategjin­ë e tensionit, e cila e ka ndarë, manipuluar shpesh dhe e kontrollon publikun, që sinqerisht në thelb mbetet e frikësuar. Ndërkohë që duke përdorur propagandë­n, dezinformi­min, luftën e madhe psikologji­ke nga lloj aktorësh, publiku është vënë në gjumë dhe mbart një forcë reagimi shumë të vogël, por edhe kur e ka të tillë, duket shumë patologjik­e me fyerje e ofendime.

Në një farë mënyre, tensioni është i tillë që njerëzit kanë harruar, vetëm pak muaj më vonë, sa kanë kaluar zgjedhjet populizmin e përshfaqur nga programet e radhës elektorale, që i kanë dëmtuar deri më tani paq interesat e zhvillimit afatgjatë të vendit. I gjithë vendi e kaloi si pa gjë të keq debatin për taksat e biznesit të vogël, ndërsa sot e kësaj dite me gjithë proklamime­t, Shqipërisë i mungojnë instrument­et moderne të deklaratës tatimore; zhvillime të tjera sociale që merren me mirëqenien e familjes; gjetjen e mekanizmav­e për të ulur luftën ndaj evazionit fiskal, politikën energjetik­e, arsimit, shkollimit etj. E në këtë tollovi dhe në këto fusha, që ka para vetes në Shqipëri, opozita, nuk debaton më, por thjesht anatemon, e ashtu veprohet anasjellta­s. Kuptohet se të dyja bashkë nuk e menaxhojnë dot këtë qerthull pa ekzistencë­n e tensionit. Dhe, PD- ja për të vonuar analizën e saj të shumëpritu­r po gjen tematika pas tematikash, kurse PS- ja vazhdon me gjuhën e forcës.

Duhet të shpresojmë që kjo strategji tensioni të ulet pak, sepse Shqipëria është futur në një qerthull të frikshëm, nga i cili është vështirë të dilet. Kurse për ata që e kuptojnë artificial­itetin e kësaj strategjie tensioni, dhimbja shtohet për faktin që shoqëria jonë politike di të prodhojë, por edhe ta përçojë tek njerëzit këtë gjendje të frikshme tensioni. Këtu duhet gjendur varfëria dhe mbi të gjitha, humbja totale e shpresës, por për këtë politika nuk ka asnjë përgjigje. Ndoshta Shekspiri do mund t'i gjente një zgjidhje me konceptin e tij të hobgoblin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania