Gazeta Shqiptare

Progni: Objektivi ynë nuk ndryshon! Flamurtari­n e mposhtim

Mesfushori po shkëlqen si mbrojtës i djathtë

-

Gerhard

Progni ka dalë dje në konferencë për shtyp për të folur për ndeshjen me Flamurtari­n, ndërkohë që sigurisht nuk kanë munguar pyetjet për çështje të tjera, duke nisur me objektivin për titull, rivaliteti­n me Skënderbeu­n, si dhe pozicionin e tij në fushën e blertë. Tropojani u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve, teksa ka theksuar se e priste disi më të vështirë aktivizimi­n e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes. "E mendoja pak më të vështirë pozicionin tim në mbrojtje, por po të shikojmë në ndeshjet e fundit, skuadra ka pësuar vetëm një gol, ku padyshim është edhe meritë e lojtarëve të tjerë. Besoj se një mesfushor krahu nuk e ka edhe shumë të vështirë të bëjë rolin e mbrojtësit të krahut. Çfarë ka ndryshuar? Në ndeshjet e fundit skuadra ka gjetur harmoninë, janë bërë disa rreg- ullime në formacion dhe besoj se në vazhdim, skuadra do të jetë gjithmonë në ngritje. Jemi të vetëdijshë­m që edhe tifozët janë paksa të zhgënjyer me fillimin që i kemi bërë kampionati­t, afrimet e reja kanë dashur kohën e tyre, por besoj se ne do bëjmë akoma më mirë, në mënyrë që Partizani të jetë aty ku e duan të gjithë. Flamurtari? Është një skuadër shumë e mirë, sidomos në repartin e sulmit, ku dyshja AlveshBush­iç janë të rrezikshëm, por ne do bëmë lojën tonë, luajmë në fushën tonë dhe kam shumë besim që do të marrim 3 pikët, pasi nuk na lejohen më gabime. Partizani çdo vit ka si objektiv fitimin e titullit, por edhe Kupën e Shqipërisë. Pavarësish­t diferencës prej 8 pikësh me Skënderbeu­n, ne do të luftojmë për të arritur te titulli. Në kohën kur isha pjesë e Flamurtari­t, ne ishim 8 pikë larg Skënderbeu­t, por në fund Flamurtari e humbi kampionati­n, ndaj shpresa vdes e fundit dhe ne do të besojmë deri në fund".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania